NGA NESËR RRYMA SHTRENJËTOHET PËR 8 PËRQIND

Bujanoc 31. tetor 2023. Nga nesër, energjia elektrike do të shtrenjtohet me 8 për qind, gazi me 10 për qind, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kërkon edhe një rritje të çmimit të të dy burimeve të energjisë nga 1 maji 2024.

Sipas çmimores së publikuar nga Elektroekonomia e Serbisë (EPS) nga nëntori, për njehsorët me dy tarifa, kilovati më i lirë i energjisë elektrike, në “zonën e gjelbër”, ku konsumi është deri në 350 kilovatë, do të kushtojë 2,277 dinarë në vend të çimit aktual 2,084 dinarë, ndërsa kilovati më i shtrenjtë në këtë zonë do të kushtojë 9,109 dinarë në krahasim me çmimin aktual 8,336 dinarë, transmeton Tanjug.

Një kilovat më i lirë në “zonën blu”, që përfshin konsumin nga 350 kilovat në 1600 kilovat, nga nëntori do të kushtojë 3,416 dinarë në vend të 3,126 dinarëve aktualë, dhe kilovati më i shtrenjtë në këtë zonë do të jetë 13,663 dinarë, në vend të atij aktual 12.504 dinarë.

Një kilovat më i lirë në “zonën e kuqe”, që përfshin konsumin mbi 1600 kilovat, nga nëntori do të kushtojë 6,831 dinarë, ndërsa çmimi i tij tani është 6,252 dinarë.

Në rastin e njehsorëve me një tarifë, nga 1 nëntori, një kilovat në “zonën e gjelbër” do të kushtojë 7.970 dinarë, në vend të 7.294 dinarëve, në “zonën blu” 11.955 dinarë, në vend të 10.941 tanishëm, nëdrkaq në ” zona e kuqe” do të kushtojë 23,911 në vend të 21,882 dinarëve aktualë.

Çmimi i gazit natyror për furnizim publik nga 1 nëntori do të jetë më i lartë për 10 për qind dhe do të arrijë në 4,54 dinarë për kilovat orë (kWh) pa taksa dhe tarifa, ose 5,02 dinarë/kWh me taksa dhe tarifa.

Kjo është rritja e dytë e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike për këtë vit, duke pasur parasysh se nga 1 maji, gazi është rritur për 10 për qind, kurse energjia elektrike për 8 për qind.

Nga ana tjetër, më 26 tetor, Qeveria e Serbisë miratoi ndryshime në Rregulloren për konsumatorët e pambrojtur energjetik, me të cilën parashihet që pensionistët me pension minimal do t’i kenë faturat e energjisë elektrike për 1000 dinarë zbritje deri në fund të sezonit të ngrohjes.

Këtë të drejtë do ta ushtrojnë pensionistët të cilët kanë kontratë për furnizim me energji elektrike në emër të tyre dhe pensioni i të cilëve nuk kalon shumën prej 21766,26 dinarë.

Me ndryshimet në Rregullore, të drejtën e uljes së faturave të energjisë elektrike, gazit apo ngrohjes do të kenë edhe familjet, anëtarët e të cilëve kanë marrë të drejtën e rritjes së ndihmës financiare.

E drejta e zvogëlimit të llogarisë fitohet sipas detyrës zyrtare.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), si pjesë e marrëveshjes me Serbinë, kërkon një rritje tjetër të çmimit të të dy produkteve energjetike, të paktën 8 për qind për energjinë elektrike dhe një minimum prej 10 për qind për gazin nga 1 maji 2024.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *