PERSONA TË FAMSHËM PUBLIK I FTOJN QYTETARËT TA NËNSHKRUAJNË “PROGLAS” DHE TË MARRIN PJEËS NË ZGJEDHJE

Bujanoc, 9. nëntor 2023. – Rreth iniciativës ProGlas janë mbledhur një grup personalitetesh të njohura publike, qëllimi i së cilës është të avokojnë dhe të ftojnë votuesit që të dalin sa më shumë në zgjedhjet e ardhshme ndërsa tani të gjithë qytetarët e Serbisë mund ta mbështesin me nënshkrime.
Qytetarët nismën e ProGlas mund të nënshkruajnë KËTU.
Prapa nismës “ProGlas” janë Ljubomir Simoviq, prof. Vladimir Kostiq, prof. Ivanka Popoviq, Miodrag Majiq, prof. Miodrag Jovanoviq, Dragan Bjelogrliq, prof. Vlladica Cvetkoviq, Svetlana Bojkoviq, Gojko Bozhoviq, Sërgjan Golluboviq, Bilana Stepanoviq, prof. Dr Philip Eidus dhe Prof. Dr. Tamara Xhamonja Ignjatoviq.
“Të dashur qytetarë, Serbia është kthyer në një vend të institucioneve të poshtëruara dhe të privatizuara, nën hijen e krimit të lidhur me strukturat qeveritare dhe me korrupsionin duke u bërë mënyrë jetese. Ne po jetojmë vite të humbjeve demografike dhe shtresimit të paimagjinuar ekonomik. Jemi sërish para një rruge qorre të izolimit”, thuhet në ProGlas.
Nënshkruesit thonë gjithashtu se janë të bindur se koha në të cilën jetojmë kërkon që të gjithë qytetarët e përgjegjshëm dhe të shqetësuar të përballen me momentin, të marrin vendime të qarta dhe të jenë të gatshëm jo vetëm se për të dëshmuar mbi kthesën e nevojshme, por edhe të marrin pjesë në të.
“Realiteti na detyroi të pyesim veten: çfarë njerëzish jemi ne nëse heshturazi kthejm kokën anash edhe pse jemi dëshmitarë të shpërthimit të krimit, padrejtësisë dhe dhunës?”, thonë ata.
Të gjithë tekstin e ProGlas mund ta shihni KËTU.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *