Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 9. nëntor 2023. Pas një sërë peripetish, zvarritjesh dhe pezullimi të tenderit, Komuna më në fund zgjodhi kompanitë që do të ndërtojnë banesa për romët e zhvendosur nga Kosova në vitin 1999, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetojnë në kushte çnjerëzore në qendrën kolektive në Bujanoc. Puna me vlerë 62,7 milionë dinarë iu dha një grupi kompanish të përbërë nga kompania ndërtimore “Vuki” e Marjan Maniqit nga Zhbevaci, “Juglektro” nga Vranja dhe DHC Inzhenjering nga Beogradi.
Këto kompani e fituan tenderin sepse ofruan një çmim rreth 290 mijë dinarë më të ulët se ofertuesit e tjerë – dy kompani nga Kragujevaci dhe Saba Bellça nga Presheva. Oferta e kompanisë Kupinince nga Vranja është refuzuar pasi komisioni për prokurim publik ka konstatuar se nuk i plotëson të gjitha kriteret e parapara, sipas vendimit të komisionit të datës 3 nëntor.
Kjo është procedura e dytë për zgjedhjen e kontraktorit pasi e para u pezullua në prill, sepse e vetmja ofertë e pranuar e tejkaloi shumë vlerën e parashikuar të punimeve prej 48.7 milionë dinarë, e cila fillimisht ishte siguruar nga donatorët.
Rritja e donacionit me 30 për qind mundësoi përzgjedhjen përfundimtare të kompanive që do të ndërtojnë apartamente.
Ndërtimi i banesave financohet përmes projektit Mbështetja e BE-së për Strehimin Social dhe Përfshirjen Aktive, i zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS).
Bujanovaçke më herët kishte shkruar se ishte planifikuar ndërtimi i 12 banesave në Bujanoc, si dhe blerja e 10 shtëpive në fshatrat përreth për 19 familje nga qendra kolektive dhe tri familje të tjera të rrezikuara nga Bujanoci.
Kompanitë, ofertat e të cilave janë refuzuar kanë një afat prej 10 ditësh për të paraqitur kërkesën për mbrojtjen e të drejtave. Varet nëse dhe kur do të nënshkruhet kontrata ndërmjet Komunës së Bujanocit si porositës dhe kontraktuesve të përzgjedhur aktualisht, gjegjësisht kur përfundimisht do të fillojë ndërtimi i banesave.
Previous PostPERSONA TË FAMSHËM PUBLIK I FTOJN QYTETARËT TA NËNSHKRUAJNË “PROGLAS” DHE TË MARRIN PJEËS NË ZGJEDHJE
Next PostCRTA THIRRJE QYTETARËVE PËR DENONCIM TË PARREGULLËSIVE ZGJEDHORE
Related articles
ELEKTRODISTRIBUCIONI: BANORËT LOKAL NUK LEJUAN VENDOSJEN E SHTYLLËS SË RE ELEKTRIKE
Bujanovačke11. Oct 2024.