LIDERI I KËSHILLIT SHQIPTAR: EDHE MITROVIQI PËRGJEGJËS PËR DISKRIMINIMIN E SHQIPTARËVE

Bujanoc, 30. nëntor 2023. “Me fakte, i shprehëm të gjitha format e diskriminimit që po i bën Serbia ndaj komunitetit shqiptar, e që përgjegjës për këtë diskriminim e konsiderojmë dhe Mitroviqin meqë ka mbajtur pozicione të rëndësishme dhe i takon subjektit që po udhëheq për një dekadë me Serbinë”, ishte mesazhi i Lutfiut.

Akuzat e kreut të KKSH – së pasuan deklaratën pajtuese të Mitroviqit lidhur me takimin, i cili tha se përfaqësuesit e shqiptarëve në Trupin Koordinues mund të shohin vetëm partnerë dhe bashkëpunëtorë, jo armiq.

Mitroviq tha gjithashtu se tema e takimit ishin arsimi, integrimi, plani 7 pikësh dhe “të gjitha temat tjera për të cilat shqiptarët kanë diskutuar së fundmi”.

“Për të sjellë ditë më të mira për komunitetet tona, është shumë e rëndësishme që takimet të mos mbahen tinëz në të cilat diskutohen interesat personale dhe partiake, por të diskutojmë në vende publike dhe për interesat e qytetarëve tanë”, tha Lutfiu pas takimit.

Ai shtoi se do të falënderojë publikisht Mitroviqin dhe të gjithë të tjerët që do të realizojnë projekte në të mirë të komunitetit shqiptar.

“Por përderisa kjo është situata e shqiptarëve, ne do të ngremë zërin kundër padrejtësisë”, përfundoi ai.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *