POLICIA HAP KONKURS, I FTON TË INTERESUARIT PËR T’U AFTËSUAR

Bujanoc, 15. dhjetor 2023. Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur konkurs për regjistrimin e 1.100 vijuesve në Qendrën për trajnim themelor policor në Kamenicë të Sremit, ndërsa nga rajoni i Drejtorisë së Policisë së Vranjës, ku përfshihet edhe Bujanoci, ka vende për 49 vijues.
Kandidatët do të trajnohen profesionalisht si punonjës policie trafiku, kufiri apo i përgjithshëm.
Për zonën e Drejtorisë Policore në Vranjë është hapur konkursi për 20 vijues për pozitën punonjës policie, 12 vijues për pozitën punonjës i policisë së trafikut për aksidente trafiku dhe 17 vijues për pozitën punonjës policie kufitare.
Siç thuhet, kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në konkurs me dokumentacion pranë komisariatit sipas vendbanimit deri më 29 dhjetor.
Shtohet se kushtet e detajuara të konkursit gjenden në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme www.mup.gov.rs dhe Qendrës për Trajnim Bazë Policor www.copo.edu.rs.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *