100.000 DINARË PËR FOSHNJEN E PARE TË LINDUR NË VITIN E RI

Bujanoc, 29. dhjetor 2023. (Foto nga arkivi) – Prindërit do të marrin 100 mijë dinarë për foshnjën e parë të lindur në Vitin e Ri, në maternitetin e Qendrës shëndetësore të Vranjës.
Në seancën e Autoritetit të përkohshëm të qytetit të Vranjës është marrë vendim me të cilin është përcaktuar shuma e ndihmës materiale për foshnjën e parë të lindur në Vitin e Ri në shumë prej 100.000 dinarë.
Për çdo fëmijë të lindur më 1 janar 2024 do të ndahet një shumë individuale prej 50.000 dinarë, thuhet në ueb faqen e qytetit të Vranjës.
Foshnja e parë e lindur në këtë vit në Vranjë ishte një djalë nga Vladiçin Hani.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *