QENDRA SHËNDETËSORE VRANJË: KONTROLLI I BRENDSHËM PËR SHKAK TË DENONCIMEVE TË DHUNËS AKUSHERIKE

Bujanoc, 23. janar 2024. – (Foto Vranjenews) – Pas denoncimit në polici ndaj dy mjekëve gjinekologë të Qendrës shëndetësore Vranjë, nga nëna S. J, menaxhmenti i QSH Vranjë ka njoftuar se ka filluar procedurën e kryerjes së kontrollit të brendshëm të cilësisë në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QSH të Vranjës.

Në lidhje me rastin e gruas shtatzënë S. J., menaxhmenti i Qendrës shëndetësore Vranjë, në përputhje me rregulloret ekzistuese të Qendrës Shëndetësore Vranjë, ka iniciuar procedurën e kryerjes së kontrollit të brendshëm të cilësisë së punës në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. të Spitalit të Përgjithshëm të Vranjës – Qendra Shëndetësore Vranjë, thuhet në komunikatën e menaxhmentit të Qendërs shëndetësore Vranjë.

Publiku, shtojnë në komunikatë, do të informohet me kohë për të gjeturat e Komisionit për Inspektim të Brendshëm të Cilësisë së Punës.

Kujtojmë se lehona S. J. nga Vranja ka denoncuar në polici mjekun Z.A., gjinekolog të në Qendrën shëndetësore të Vranjës për dhunë obstetrike.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *