EDHE PËRKUNDËR KONKLUZIONIT TË QEVERISË, SHTËPIA E SHËNDETIT NË PRESHEVË NUK PUNËSON NË KOHË TË PACAKTUAR PUNONJËSIT E ANGAZHUAR GJATË PANDEMISË COVID – 19

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 22. janar 2024. – Mjekët dhe punonjësit shëndetësorë-teknikë që kanë punuar gjatë pandemisë Covid – 19 në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë nuk janë punësuar në kohë të pacaktuar në këtë ent shëndetësor edhe pas më shumë se dy muajsh, përkundër konkluzionit të Qeverisë së Serbisë nga nëntori, në të cilin shteti praktikisht ka dhënë pëlqimin për punësim. Me këtë rast ka reaguar deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili ka thënë se është diskriminim ndaj shqiptarëve. Bujanovaçke ka tentuar të marrë përgjigje nga drejtori i Shtëpisë së shëndetit, doktor Boban Spasiq se përse nuk janë lëshuar kontratat me afat të pacaktuar, por ai tha se nuk mund të flasë për këtë me telefon dhe na ftoi të vijmë në Preshevës nesër të bisedojmë me të – “nëse ne jemi gazetarë”.
-Nuk e di saktësisht pse, por kundërmon “politikë”, thonë burimet tona në SHSH të Preshevës.
Siç mësuam jozyrtarisht në Shtëpinë e shëndetit, ende janë rreth tridhjetë punëtorë të pakontraktuar, që sipas vendimit të Qeverisë së Serbisë do të duhej të kontraktoheshin.
Shtëpia e shëndetit në Preshevë është ende e vetmja që nuk e zbaton Konkluzionin e Qeverisë, i cili mandaton që të gjithë të angazhuarit gjatë pandemisë të paisen me kontrata pune në kohë të pacaktuar në institucionet shëndetësore ku kanë punuar”, thotë Kamberi.
Ai shtoi se ende nuk ka marrë përgjigje për letrën që i ka dërguar më 27 nëntor përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe kryeministres Ana Brnabiq, nga të cilët ka kërkuar, siç thotë ai, që të urdhërojë menaxhmentin e entit që të veprojë në përputhje me konkluzionin.
-Nisur nga kjo, të martën, më 16 janar, i kam bërë thirrje kryetarit të shtetit që të shfrytëzojë kompetencat e tij dhe të parandalojë këtë diskriminim të paparë ndaj rinisë shqiptare në komunën e Preshevës. Vazhdimi i mundshëm i heshtjes do të nënkuptonte bashkëpunim në këtë diskriminim – thotë Kamberi.
Sipas tij, ai e ka njoftuar presidentin Vuçiq edhe për rastin e Ahmet Beqirit, i diplomuar në Akademinë Policore në Beograd, për të cilin nuk ka punë në Stacionin policor në Preshevë.
-Është koha për të parandaluar trajtimin e pabarabartë të shqiptarëve në Luginë. Heshtja e institucioneve do të thotë bashkëpunim. Dhe kur krerët e shtetit heshtin, kuptohet se ata janë vetë krijuesit e këtij plani – thotë Kamberi.
Sipas të njëjtit konkluzion të Qeverisë, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc në fund të muajit nëntor janë punësuar rreth 40 punëtorë për periudhë të pacaktuar. Megjithatë, në mesin e të punësuarëve kishte edhe nga ata që nuk kishin qenë të angazhuar gjatë pandemisë Covid – 19, për të cilën kishte shkruarBujanovačke.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *