PARTIA E ARSIQIT NË FUSHATË: JO VETËM TA HEQIM PUSHTETIN ACTUAL, POR EDHE T’I ZGJIDHIM PROBLEMET E QYTETARËVE

Bujanoc, 3. shkurt 2024. Këshilli lokal i Lëvizjes Popullore të Serbisë në Bujanoc, i udhëhequr nga Sasha Arsiq, ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale në komunën e Bujanocit dhe qëllimi i kësaj partie, siç është paralajmëruar, nuk është vetëm zëvendësimi i qeverisjes aktuale monoetnike, por zgjidhja e problemeve të akumuluara prej vitesh.
“Lëvizja Popullore e Serbisë në Bujanoc, në zgjedhjet e ardhshme komunale, do të dalë para qytetarëve të komunës së Bujanocit në mënyrë të pavarur ose në koalicion me grupe të tjera politike që ndajnë të njëjtat qëllime dhe parime politike të cilave u përmbahemi ne”, u njoftua të premten.
Partia e udhëhequr në nivel lokal nga Sasha Arsiq planifikon të delegojë një kandidat për këshilltar komunal nga çdo bashkësi lokale.
“Qëllimi ynë kryesor nuk është vetëm të zëmë vendin e këshilltarëve komunalë, por që përmes veprimeve tona në kuvendin komunal të sigurojmë një jetë më të mirë për qytetarët e komunës sonë”, thuhet në LPS.
Ata theksojnë se qëllimi kryesor nuk është vetëm zëvendësimi i pushtetit aktual monoetnik, por gjetja e zgjidhjes për të gjitha problemet aktuale të akumuluara prej vitesh dhe që pushteti aktual po i shtyn nën tepih.
Qytetarëve të komunës së Bujanocit këtë muaj do t’u ofrojmë një program konkret për tejkalimin e të gjitha problemeve aktuale që e mundojnë këtë popull në komunën tonë”, thuhet në njoftim.
Në LPS, thonë se, janë të vetëdijshëm për faktin se për qytetarët nuk është prioritet të zëvendësojnë një pushtet me një tjetër, që do të sillej njësoj, andaj planifikojnë të dëgjojnë qëndrime dhe prioritete në një bisedë të drejtpërdrejtë me banorët lokal në çdo fshat dhe qytet.
Ndërkaq këshilltarët tanë do ta kenë si detyrë kryesore t’i zgjidhin këto probleme dhe të vizitojnë rregullisht të njëjtat vende para dhe pas zgjedhjeve dhe të japin llogari para qytetarëve për atë që kanë bërë”, tha LPS.
Shtohet se puna e tyre do të jetë transparente në mënyrë që qytetarët të dinë se çfarë është bërë sipas premtimit. Siç thonë ata, po e nisin fushatën edhe pse zgjedhjet ende nuk janë shpallur, sepse janë të vetëdijshëm se duhet të bëjnë shumë biseda me qytetarët.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *