ADEM SALIHI: ROMËT E BASHKUAR PËR ZGJEDHJET LOKALE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 5. shkurt 2024. – Përfaqësuesi i romëve në Kuvendin e Bujanocit, Adem Salihi, pas një takimi të madh politik të dielën ka thënë se tani romët në Bujanoc janë plotësisht të bashkuar, sepse ai është zgjedhur kryetar i Partisë së Bashkuar Rome (PBR). Ai bëri të ditur se romët me siguri do të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale me një listë të vetme, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani.
Salihi, deri dje kryetar i të këshillit lokal të Partisë për Drejtësi dhe Pajtim (PDP), thotë për Bujanovaçke se postin e kryetarit të Këshillit të kësaj partie do t’ia lë dikujt tjetër dhe se do ta udhëheq PBR-në.
Këtë parti e ka udhëhequr Ibro Idiq nga tetori i vitit të kaluar, i cili tani ka dhënë dorëheqje, sipas Salihit.
– Prej tani që jam zyrtarisht kryetar i ri i Partisë së Bashkuar Rome, sigurisht që nuk do të ketë ndarje mes romëve në Bujanoc, kjo është më e rëndësishmja – theksoi Salihi.
Ai shtoi se njerëzit janë të kënaqur me rezultatet që janë arritur në katër vitet që ai ka qenë këshilltar.
– Dhe u kemi premtuar se do të avokojmë edhe më fort për të drejtat dhe barazinë e romëve në Bujanoc – thekson Salihi.
Sipas tij, në tubimin e së dielës, salla e madhe e Shtëpisë së Kulturës së Bujanocit ishte shumë e vogël për t’i zënë të gjithë përkrahësit e politikës së tij.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *