PARANDALOHET HYRJA NË KOSOVË E AUTOMJETIT ME BPS ME DINARË PËR PAGA DHE PENSIONE

Bujanoc, 7. shkurt 2024. (Foto: Kosovo online) – Autoritetet e Kosovës sot kanë penguar hyrjen në territorin e Kosovës të një veture me dinarë të destinuar serbëve për pagesën e pagave, pensioneve, përfitimeve sociale dhe pagesave të tjera.
Nga Banka Popullore e Serbisë kanë thënë për Kosova Online se edhe pse automjeti me dinarë serb është dërguar në vendkalimin Jarinje sipas të gjitha procedurave të përcaktuara prej kohësh dhe shumë të sakta, ai sot është kthyer nga vendkalimi pa asnjë shpjegim apo refuzim.
Makina e blinduar, me dinarë të dërguar nga dega e BPS në Kragujevc ka mbërritur në Jarinje rreth orës 11:00, ku paratë në dinarë është dashur t’i marrë vetura e kompanisë britanike “Henderson”, e cila ka licencë për transportin e parave me të cilat BPS ka bashkëpunuar me sukses prej vitesh.
Dinarët është dashur të transportohen në kasafortën e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq.
Mirëpo, pas disa orësh pritje për miratim nga Prishtina, leja nuk ka ardhur dhe hyrja është ndaluar.
Ky është transporti i parë i parave, pas 1 shkurtit dhe të hyrjes në fuqi të dekretit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarëve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *