SHTRENJTIM I RI I CIGAREVE

Bujanoc, 9. shkurt 2024. (Foto nga arkivi) – Çmimet e paketave të cigareve të British American Tobacco në Vranjë nga e hëna do të shtrenjtohen për 10 dinarë. Në fillim të javës, çmimet e cigareve të prodhuara nga Philip Morris International në Nish dhe Japan Tobacco International në Senta u rritën me të njëjtën shumë për paketë.
Këto rritje të çmimeve janë për shkak të harmonizimit të akcizës. Kjo do të thotë se konsumatorët do të paguajnë 340 RSD për paketën më të lirë të cigareve dhe 620 RSD për paketën më të shtrenjtë, shkruan Novosti.
Sipas kalendarit të akcizës, njëra rritje e çmimeve vjen në fillim të vitit dhe tjetra në mes të vitit. Kur një prodhues rrit çmimet, të tjerët e bëjnë këtë brenda dhjetë ditësh.
Qëllimi i këtyre ndryshimeve është përafrimi me standardet e BE-së, sipas të cilave shteti duhet të fitojë të paktën 90 euro për 1000 cigare, ose 1.8 euro për paketë, deri në vitin 2025.
Kjo do të thotë se pas rritjes së çmimit në vitin e ardhshëm duhanpirësit në Serbi do të mund ta shijojnë vesin e tyre me të njëjtat çmime që vlejnë në Bashkimin Evropian.
Përjashtim ka bërë viti 2023, kur ka pasur tre rritje çmimesh, sepse qeveria ka rritur akcizën për cigaret me tetë për qind në tetor. Kjo ka ndikuar që prodhuesit t’i rrisin çmimet për 10 dinarë. Me rritjen e akcizës në tetor, shteti fiton 90,99 dinarë për pako, ndërsa deri më 1 tetor ishte 84,25 dinarë.
Çmimet e produkteve të duhanit nuk rriten automatikisht dy herë në vit, por duhet të miratohen nga Qeveria e Serbisë në bazë të kërkesës së dorëzuar nga secili prodhues.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *