MËSONI SI TA VERIFIKONI NËSE FATURA E RRYMËS NË PAJTM ME ATË QË KENI HARXHUAR

Bujanoc, 28 mars 2024. (Foto xhirim i ekranit) – Sportelet e „Elektroekonomia e Serbisë“ janë më të mbushura për ankesa se sa për pagesë faturash. Siç ka shkruar Bujanovaçke, një numër i madh i Bujanocasve ankohen se faturat e energjisë elektrike janë më të larta se zakonisht. Ankesa për faturat e rrymës ka pasur edhe më herët, por që nga sulmi i hakerëve në „Elektroekonomia e Serbisë“, duket se numri i tyre është dukshëm më i madhë. RTS nuk ishte në gjendje të konfirmonte numrin e ankesave në nivel mujor.
Siç raporton RTS, pyetja është nëse me ndihmën e një ankese do t’i bindni autoritetet në Elektrodistribucion që të kujdeseni për konsumin tuaj dhe të ndiqni këshillat për të ndezur vetëm natën lavatriçen, bojlerin, ngrohësen. Po si të veprohet me pajisjet që janë në prizë pjesën më të madhe të ditës me çmim të shtrenjtë, si ruterat, karikuesit e celularëve, televizorët, kondicionerët.
Ju kurseni, por fatura është më e lartë. Sa herë keni menduar se duhet të jetë për shkak se dikush është lidhur me njehsorin tuaj? Cila është mënyra më e lehtë për të zbuluar pa pasur nevojë të punësoni një elektricist?
Fikni të gjitha siguresat në banesë që të jeni të sigurt se nuk po konsumoni energji elektrike dhe më pas kontrolloni njehsorin për të parë nëse ka ende konsum. Kjo është mënyra më e sigurt për të parë nëse dikush është i lidhur me ju, thotë profesori në ETSH “Nikola Teslla” Andrej Çoha.
Kur përcaktoni se konsumi mujor në matës dhe në llogari është i njëjtë, keni zgjidhur një dilemë të madhe. Hapi tjetër është monitorimi i konsumit, pagesa e faturës dhe dërgimi i një ankese të mundshme me ndihmën e aplikacionit celular falas “EPS Uvid u raëun”. Ky aplikacion tashmë përdoret nga 380 mijë përdorues dhe faturat i marrin në mënyrë elektronike.
Ndërkaq se çfarë duhet të bëjnë ata që pavarësisht ankesave marrin fatura më të larta se vitin e kaluar dhe që nuk dinë të përdorin teknologjitë e reja? A është gjykata zgjidhja e vetme dhe a duhet të presim vendimin dhe të rrezikojmë të sjkyçemi nga rrjeti i energjisë elektrike? Në këtë pyetje, nga EPS-ja ka ardhur përgjigjja se furnizimi me energji elektrike ndërpritet me kërkesë të furnizuesit dhe se kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike vepron vetëm sipas asaj kërkese.
EPS vendos të ndërmarrë një hap të tillë kur konstatohet se përdoruesi përdor energjinë elektrike pa autorizim, pasuar nga një raport, një gjobë dhe një kërkesë e re për kyçje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *