BEHLULI: SNS-i DUHET TË BËHET PJESË E PUSHTETIT LOKAL

Bujanoc, 20 korrik 2020 – Hyrja e SNS-it në pushtetin lokal në Bujanoc është e nevojshme, ndërsa kjo mundësi është paraparë edhe me marrëveshjen e partive shqiptare për formimin e shumicës, ashtu që të lihet hapësirë edhe për palën serbe, thotë për Bujanovaçke Nexhat Behluli, i cili konsiderohet njohës i rrethanave lokale.

Do të ishte e dëshirueshme që Bujanoci si një komunë multietnike të ketë edhe qeverisje multietnike, dhe shpresoj se kjo edhe do të ndodhë. Ende nuk është konvokuar mbajtja e seancës konstituive, ndërkohë ajo që dihet deri më tani është se Partia Demokratike e Nagip Arifit – si fituese e zgjedhjeve – bashkë me partitë e tjera shqiptare kan siguruar shumicën në Kuvend, mirëpo sipas marrëveshjes së tyre, të cilën e kam parë, është lënë mundësia që këtij koalicioni t’i bashkohet edhe SNS, sipas çelësit i cili i cili ka funksionuar në Bujanoc  që nga viti 2002. Sipas këtij çelësi kemi ndarje të pushtetit në raportin 60% për shqiptarët dhe 40% për serbët, gjë e cila tradicionalisht kështu ka funksionuar në 18 vitet e fundit, thotë Behluli.

– Personalisht mendoj se edhe SNS do të jetë pjesë e qeverisjes në Bujanoc, e cila do të thoshte shumë për komunën tonë, kur e dimë se ata do të jenë bartësit e qeverisë republikane, pa ndihmën e të cilave komuna jonë mund të ketë probleme serioze sepse, siç e dimë, buxheti i dobët i komunës sonë plotësohet nga buxheti republikan.

– Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që SNS të jetë pjesë e qeverisë në mënyrë që përfundimisht tre deputetë të koalicionit shqiptar të mund të përfaqësohen në Qeverinë e Republikës.

Për më tepër, zhvillimi ekonomik lokal dhe ardhja e një investitori të huaj varet drejtpërdrejt nga mbështetja dhe lobimi i ministrive përkatëse.

– Përndryshe, Komuna e Bujanocit është shumë e vogël dhe e parëndësishme për të ndikuar në arritjen e një marrëveshjeje të mundshme përfundimtare, politikisht të qëndrueshme midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse në negociatat e mëparshme që Serbia dhe Kosova kanë zhvilluar për disa vite, shqiptarët nga Lugina e Preshevës nuk ishin të ftuar të merrnin pjesë, shpjegon bashkëbiseduesi ynë .




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *