fbpx

MASKAT NË SHKOLLA, NJË GODITJE E RE NË XHEPAT E PRINDËRVE

Bujanoc, Beograd, 17 gusht 2020 – Maska mbrojtëse do të jetë e detyrueshme për nxënës që nga shtatori, mirëpo “profesioni” nuk mund të pajtohet nëse nxënësit do të duhej të bartin maska njëpërdorimëshe, të blera në treg, ose do të jenë të mjaftueshme maskat e punuara në shtëpi të cilat para çdo përdorimi dezinfektohen duke i ppastruar me ujë të nxehtë. 

Fillimisht, doktoresha Darija Kisiq Tepavçeviq tha se nxënësit mund të bartin çdo lloj maske pavarësisht materialit prej të cilit është punuar (RTS, 11 gusht), ndërkaq disa ditë më vonë, kolegu i saj nga Shtabi i krizave, Predrag Kon, do ta “formuloj” duke thënë se maskat duhet të jenë njëpërdorimëshe dhe me tre shtresa. 

Nëse opsioni i tij “fiton”, do të thotë një goditje shtesë në buxhetin e familjes. 

Nëse e dimë se një maskë e tillë kushton mesatarisht 50 dinarë, nuk është e vështirë të llogaritet që prind i një fëmije do të duhet që për blerjen e maskave të ndajë  disa mijëra dinarë në muaj. 

Dhe ku janë librat, ushqimi, paratë shtesë…? 

Për t’i bërë gjërat më keq, Ministria paralajmëroi se nuk as nuk iu shkon në mendje që ata të sigurojnë maska për të gjithë fëmijët në shkolla. 

Siç thanë ata, shkollat do të marrin vetëm sasi minimale si rezervë. 

Portali Nova.rs kujton se mosmarrëveshja për maskën nuk është e vetmja “përçarje skizofrenike” brenda Shtabit të Krizave.




Leave a Reply

Your email address will not be published.