fbpx

QEVERIA E KOSOVËS NDANË EDHE 70.000 EURO PËR LUGINËN E PRESHEVËS (JUGUN E SERBISË)

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 21 shtator 2020. Autoritetet në Prishtinë kanë ndarë 70,000 euro për blerjen e librave për nxënësit në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Sipas mediave të Prishtinës, vendimi u miratua në seancën e sotme të Qeverisë, ndërsa përveç librave shkollorë, paratë do të përdoren për të blerë edhe materiale të tjera shkollore.

Sipas Ragmi Mustafës, kryetar i Këshillit kombëtar të shqiptarëve (KKSH), autoritetet e Kosovës tashmë kanë mbështetur projektin e sigurimit të librave shkollorë në gjuhën amtare për nxënësit shqiptarë me 140,000 euro.

Kësti i ri u sigurua në koordinim me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.