fbpx

DR DALIBORKA PAVLLOVIQ EDHE ZYRTARISHT DREJTORESHË E SHTËPISË SË SHËNDETIT NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 21 shtator 2020. Dr. Daliborka Pavloviq edhe zyrtarisht drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanovac që nga e hëna, ndërsa ne po e raportojmë, drejtoresha e deritanishme, Dr. Lela Jovanoviq, është duke dorëzuar detyrën.

Se vendim ka ardhur nga ministria përkatëse dhe se aktualisht është duke u bërë dorëzim-pranimi  i detyrës, për Bujanovaçke u konfirmua nga disa burime në Shtëpinë e shëndetit.

Bujanovaçke njoftoi javën e kaluar se Pavloviq ishte favoritja kryesore në mesin e  kandidatëve për drejtor.

Dr. Pavloviq punon në SHSH si specialiste në mjekësinë e përgjithshme, ndërkaq ajo tani do të jetë ushtruese e detyrës së drejtorit.

Drejtoresha e re është gruaja e Boban Pavloviq, kryeshef i Drejtoratit për financa në Administratën komunale Bujanoc.

Pavlloviq erdhi në krye të Shtëpisë së shëndetit pas dy mandateve në këtë post të Dr. Lela Jovanoviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published.