fbpx

KAMBERI PËR THEMELIMIN E ZYRËS: NGADALË, POR SIGURTË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 28 shtator 2020. Deputeti Shaip Kamberi përshëndeti vendimin e Qeverisë në Prishtinë për krijimin e Zyrës për ndihmë popullsisë shqiptare në Luinën e Preshevës ( jug të Serbisë) , duke thënë se bashkëpunimi dhe koordinimi me shtetet amë do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen.

 

– Themelimi i Zyrës për për ndihmë popullsisë shqiptare në Luinën e Preshevës është një mekanizëm tjetër për t’u kujdesur për këtë zonë dhe qytetarët e saj – thotë Kamberi, i cili është gjithashtu kryetar i Partisë për veprim demokratik (PVD).

 

Vendimi për themelimin e “Zyrës për Luginën e Preshevës” u mor të hënën në seancën e Qeverisë në Prishtinë, ndërkaq në arsyetimin e Vendimit thuhet se “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të marrë masa për të lehtësuar jetën e qytetarëve të atjeshëm në arsim, furnizim me libra, mbështetje për aktivitete të ndryshme, media lokale dhe organizata joqeveritare ”.

 

Lugina e Preshevës, ngadalë, por sigurtë, po e formon mbështetjen institucionale të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë – shtoi deputeti Kamberi.




Leave a Reply

Your email address will not be published.