fbpx

KOMUNA NDANË 124 BURSA PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME

KOMUNA NDANË 124 BURSA PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESM

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 20 tetor 2020. Komuna e Bujanocit ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për nxënës të shkollave të mesme.

Buxheti parashikon fonde për 124 bursa, thuhet në konkurs.

Për nxënësit e shkollave të mesme në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Vranjës, komuna ndanë bursa për nxënës në shumën mujore prej 6,000 dinarëve për periudhën e shkollimit nga 1 shtatori deri më 31 dhjetor 2020.

Kushtet e përgjithshme janë që studentët të kenë shtetësinë e Republikës së Serbisë dhe vendbanimin në komunën e Bujanocit, që në vitin shkollor 2020/2021për herë të parë ta kenë regjistruar klasën e parë, të dytë, të tretë ose të katërt, në ndonjërën prej shkollave të mesme të formuara me vendim të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, se gjatë shkollimit të mëparshëm të kenë realizuar sukses të shkëlqyeshëm ose shumë të mirë dhe nuk kanë përsëritur asnjë klasë.

Nëse fondet sigurohen në buxhetin e vitit 2021, bursa do të vazhdojë deri në fund të vitit shkollor 2020/2021. vjet

Afati për të aplikuar në konkurs fillon më 19 tetor dhe zgjatë deri më 6 nëntor 2020 në ora15:00.




Leave a Reply

Your email address will not be published.