fbpx

PUNIMET E ENESIT PREMTOJNË NJË ARTIST TË ARDHËSHËM

Shkruan: Lumturije Limani
Bujanoc, 14 maj 2021 – Kjo është Billie Eilish. Nuk është e vetmja pikturë e 13 vjeçarit Enes Imeri nga Bujanoci, ai ka edhe 100 të tjera.
Ajo që e dallon Enesin në shkollë është talenti që ai ka në imagjinatën e tijë dhe arrin ta shprehë atë me anë të lapsit dhe ngjyrave, thënë shkurt premton shumë me veprat e realizuara.
Ngjyra e gjebërt është e preferuara e Enesit, sepse është ngjyrë relaksuese thot ai.
-Aktualisht jamë më i fokusuar në pikturë dhe mund të them që e bëj me shumë dashuri por në të ardhmen ndoshta do të kaloj në stilin e portretit, thekson Enesi, duke shtuar se zakonisht një punim mund ta realizoj për një javë, por ka nga ata që ndoshta më zgjasin afërsisht 2 muaj.
Punimet të cilat ai ka realizuar për persona të njohur botërisht si Winnie Harlow, si dhe ata vendor si Dafina Zeqiri, Melinda Ademi, Valza dhe 2ton janë pëlqyer dhe shpërndarë nëpër rrjete sociale  nga vet këta personazhe, gjë e cila ka qenë mbështetje e madhe për Enesin.
Enesi po vijon mësimet e klases së VII/1 në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc ndërsa planet e tijë për të ardhmen janë që të ndjek studimet në Akademin e Arteve në Prishtinë.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *