Shkolla Fillore “Muharrem Kadriu” me drejtor dhe sekretar të ri nga e njejta shtëpi

Bujanoc, 19. maj 2021.- Të mërkuren më 12.05.2021 i erdhi zarfi nga Ministria e Arsimit të Serbisë,në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në të cilin gjendej “Reshenja” Aktvendimi mbi emërimin e ushtruesit të drejtorit të ri Vaid Isenit, i cili dikur edhe ushtroi të njejtin post, bile edhe u padit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e sipas burimeve tona ishin zhvilluar hetime kundër tij.
Ajo që është për t’u befasuar është fakti se si emri i drejtorit në fjalë erdhi deri tek ministri i arsimit z. Branko Ruzhiq.
Kush ia dçrgoi siç themi ne selamin?!
Si mund të emërohet dikush për drejtor pa kërkuar as pëlqim nga Këshilli Kombëtar Shqiptar? Pse shkolla fillore në Tërnoc ka kohë që udhëhiqet nga ushtrues detyrash, e nuk hapet procedurë e rregulltë, pra konkurs publik për emrimin e drejtorit me mandat 4 vjeçar.
Pas vendimeve të këtilla të njëanshme të ministrave të “qeverisë proveropiane” të zonjës Brnabiq, ne po ndihemi shumë të pashpresë, edhe askush nuk ngrit zërin.
Për të mos mjaftuar kjo e gjitha, u.d. drejtori i sapo emëruar, paska punësuar edhe djalin e tij në shkollën në të cilën tani ai e udhëheq , në pozitën e sekretarit të shkollës, pasi që sekretari i mëparshëm u pensionua më datën 13.05.2021.
Shumë interesante kjo rastësi e kurdisur.
Kjo i bie se kështu është kur e ke pushtetin në dorë e krijon fatin sipas masës dhe nevojës tënde. (krojis sudbinu prema tvojoj meri).
Gruan pedagoge në Entin Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Tërnoc, djalin të emëruar sekretar, nusen profesoreshë në Shkollën Fillore në Lluçan si dhe vet drejtor.
Dikush nga 4 rroga mujore në shtëpi e dikush asnjë.
Përveç kësaj punësimi i djalit të tij në shkollë është konflikt interesi dhe sipas Agjensionit kundër korrupsionit dhe rastet e këtilla janë të ndaluara me Ligjin për parandalimin e korrupsionit, andaj do të ishte mirë të ngritet vetëdijësimi dhe të lajmërohen funksionerët e tillë që shfrytëzojnë pozitën për të punësuar familjarët e vet dhe farefisin e gjerë.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *