NDIHMA PREJ 60 EURO PËR TË PAPUNËT, MË 14 QERSHOR

Bujanoc, 10. qershor 2021.  – Ndihma shtetërore prej 60 eurosh për të papunët do të paguhet të hënën, më 14 qershor, në llogaritë dedikuese në Bankën e Kursimeve Postare (Poštanska štedionica), të cilat hapen vetëm për këtë qëllim.

Personat e papunë nuk ka nevojë të aplikojnë për këtë ndihmë, meqë paratë do të transferohen automatikisht duke u bazuar në të dhënat të Shërbimit kombëtar të punësimit.

Si ditë e fundit për këtë rast është marrë 15 prilli. Të gjithë qytetarët, të cilët deri në atë ditë (përfshirë 15 prillin) ishin regjistruar si të papunë në Shërbimin kombëtar të punësimit, mund të llogarisin se do të jenë përfitues të ndihmës prej 60 euro që do të alokohen në llogari individuale në Bankën e kursimeve postare.

Sipas të dhënave nga Buletini statistikor, në regjistrat e Shërbimit kombëtar të punësimit figurojnë rreth 550,000 të papunë.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *