fbpx

KOSOVA MERRË PJESË NË LOJËRAT OLIMPIKE ME 11 GARUES NË 6 SPORTE

Bujanovaçke, 13 korrik 2021.
Bujanoc, 13 korrik 2021. (Foto ilustrim) – Në Lojërat Olimpike që do të mbahen gjatë ksëaj vere në Tokio, Kosova do të përfaqësohet nga 11 garues, ndërsa ata u prezantuan zyrtarisht nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në japoni do të udhëtojnë njëmbëdhjetë garues në gjashtë sporte: xhudo, mundje, not, atletikë, boks dhe gjuajtje me hark, raporton Klan Kosova.

Normën për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike e plotësuan xhudistët Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe mundësi Egzon Shala.

Gjithashtu në përgatitje e sipër për të marrë pjesë në këtë event Olimpik edhe Drilon Ibrahimi (çitje me pushkë ajrore), Donjeta Sadiku (boks), Eda Zeqiri (not 400 metra stil i lirë), Olt Kondiroli (not 100 metra stil i lirë) dhe Musa Hajdari (atletikë, në 800 metra).

Lojërat Olimpike në Tokio do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht 2021.




Leave a Reply

Your email address will not be published.