BUJANOCI NË GUSHT ME 265 RASTE POZITIVE ME COVID -19, VETËM 4 RASTE GJATË KORRIKUT

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 02 shtator 2021 – Gjatë gushtit 265 qytetarë në Bujanoc rezultuan pozitivë për Covid-19, ndërkaq fakti se gjatë korrikut pati vetëm 4 raste pozitive tregon se përhapja e virusit ka marrë hov.

Në ambulancën Kovid gjatë gushtit janë bërë 2.095 ekzaminime, ndryshe nga korriku, kur u ekzaminuan 494 persona, na u tha në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

Sipas të njëjtit burim, shumica dërrmuese e të prekurve gjatë gushtit ishin të pavaksinuar.

Nga numri i përgjithshëm i personave të ekzaminuar gjatë gushti, 1879 ishin të rritur dhe 216 fëmijë.

Gjatë gushtit, u kryen 738 teste të antigjenit dhe 35 PCR.

Që nga fillimi i epidemisë në Komunën e Bujanocit me virusin Covid – 19 janë prekur 1830 qytetarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *