fbpx

PËR SANJËN JANË GRUMBULLUAR 700.000 DINARË, NË RADHË OPERACIONI DHE TERAPIA

Bujanoc, 13. Nëntor 2021. – Rreth 700 mijë dinarë janë mbledhur deri më tani për Sanja Ivanoviq nga Bozhinjevci, e cila vuan nga tumori në mitër.

Pas ndërprerjes së terapisë me rrezatim për shkak të shëndetit të dobët, Sanja do të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt shërimit në Sremska Kamenicë në Institutin e Onkologjisë, ku duhet të marrë edhe dhjetë terapi të tjera.

Pas kësaj, pritet operacioni nëse ekzaminimi i kontrollit konstaton se tumori është zvogëluar.

– Në fund të dhjetorit do të ketë një rishikim ku do të zbulojmë se çfarë do të bëjmë më pas. Ajo duhet ta marrë atë terapi dhe nëse trupi i saj e përballon mirë, ajo shkon për operacion. I jam mirënjohës të gjithë njerëzve që iu përgjigjën apelit për ndihmë – ka thënë për portalin tonë Dragan Ivanoviq, babai i Sanjës.

Ai është pensionist invalidor, nëna Stanka dhe i vëllai janë të papunë, kurse trajtimi është i shtrenjtë, për të cilin Bujanovaçke ka shkruar më herët.

Përmes aksionit humanitar “Të fitojë Sanja”, me angazhimin e kryetarit të BL Bozhinjevc Dalibor Tasiq, portalit Bujanovaçke, të nxënësve të gjimnazit “Sveti Sava” dhe SHF “Branko Radiçeviq”, u mblodhën rreth 700.000 dinarë, ndërkaq për intervenimin kirurgjik nevoiten 5 – 10 mijë euro.

Shuma e parave të mbledhura nuk është e mjaftueshme, ndaj Bujanovaçke fton të gjithë njerëzit me zemër humane dhe vullnet të mirë që të lënë kontributet e tyre në kutitë e vendosura në disa markete të qytetit (Maxi dhe Sprint) dhe kafene ose të paguajnë para në llogarinë e nënës së Sanjës:

Stanka Ivanoviq – llogaria në dinarë 205-1001526567323-97

llogaria në valutë të huaj RS35205903102166956952




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *