fbpx

SË SHPEJTI ASFALTIMI I RRUGËS SË VËRBANIT, ROMËT FALEMINDEROJNË NAGIPIN DHE KËSHILLTARIN E TYRE, SALIHUN

 

Bujanoc, 15 nëntor 2021 – Së shpejti do të asfaltohet rruga Vërbanska në Bujanoc, ndërsa romët e mbledhur në organizatën Ëndrra Rome kanë falënderuar me këtë rast përfaqësuesin e tyre në Kuvendin lokal, këshilltarin Adem Salihi dhe kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
-Faleminderit kryetarit, Dr. Arifi, që pranoi dhe financoi këtë projekt, si dhe këshilltarit Adem Salihi për inicimin dhe propozimin e projektit. Falenderojmë vendasit për mirëkuptimin e tyre, dhe të gjithë anëtarët tanë për këmbënguljen dhe aktivitetin e tyre – thonë nga kjo organizatë.
Siç kanë thënë ata, aktualisht janë duke punuar në vendosjen e tamponëve në rrugën e Vërbanit, si fazë përgatitore për asfaltim.
Ata shtojnë se ky nuk do të jetë fundi.
– Kjo është në vargun e projekteve të suksesshme të këshilltarit Salihi këtë vit dhe do të pasojnë edhe dy të tjera. Ademi e realizon atë që ka premtuar – thonë në organizatën Ëndrra rome.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *