fbpx

RINIA KRITIKON ZYRËN RINORE, BASHKËRENDUESI POROSIT: BASHKËNGJITUNI

 

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 22 nëntor 2021 – Dyert e Zyrës për të rinjë në sheshin në Bujanoc më shpesh janë të mbyllura se sa të hapura, dhe përderisa të rinjtë e Bujanocit insistojnë se është i nevojshëm angazhimi më i madh i Zyrës, si shërbim lokal i dedikuar për të rinjtë nga të gjitha komunitetet, nga kjo Zyrë thonë se ka projekte por nuk ka interes nga të rinjtë.
Zyra për të rinj, si pjesë e vetëqeverisjes lokale, merret me planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e zhvillimit të politikave rinore, thuhet në faqen e saj zyrtare në Facebook, ndërsa ne u përpoqëm që nga koordinatori Arbnor Sadriu, të mësojmë se sa aktivitete të kësaj Zyre zbatohen në praktikë
“Kemi projekte në terren që implikojnë mungesë nga zyra dhe se deri në fund të muajit do të përfundojmë projektin “Çelësi i gjelbërt”, i cili përfshin kurse gjuhësore për të rinjtë – thotë ai.
Sipas tij, realizimi i projekteve varet nga mjetet e ndara nga buxheti, mirëpo shumë shpesh ndodhë që të rinjtë nuk janë të interesuar për disa projekte.
Në anën tjetër, të rinjtë nga Bujanoci, me të cilët biseduam në kuadër të projektit “Media për të gjithë”, për të cilin bujanovaçke ka shkruar sot më herët, theksuan se askush nga Zyra as që i ka njoftuar për projekte të përbashkëta.
Ata theksuan gjithashtu mungesën e angazhimit dhe të dukshmërisë të shërbimit rinor lokal, si dhe mungesën e përmbajtjeve me karakter argëtuese e kulturor.
Sadriu tregon se nga ana e tij ka pasur tentativa për aktivizimin e të rinjve përmes shkollës së mesme, mirëpo në të shumtën e herave ka hasur në mungesë interesimi duke u arsyetuar për mungesë të kohës.
– Zyra nuk është vend i politikës andaj të gjithë mund të vijnë, të jenë aktivë, të marrin pjesë në projekte. Ka individë që marrin pjesë dhe me të cilët punojmë në projekte të përbashkëta – thotë Sadriu.
Ai shtoi se shpreson që deri në fund të vitit ZPR të realizojë me sukses dy projekte – turneun e Vitit të Ri në futsall dhe pikturimin e muraleve, përkatësisht vizatimin në format 3D, nëse për këtë sigurohen mjetet përkatëse.

– Për vitin e ardhshëm janë planifikuar 12 projekte për të rinjtë dhe nëse ka mjete buxhetore, Zyra do t’i realizojë – thotë ai.
Në kuadër të organeve punuese të Kuvendit të Bujanocit ekziston Këshilli Rinor i cili si trup i përhershëm punues “rregullon dhe krijon kushte për kujdesin ndaj të rinjve, miraton dhe zbaton strategjinë dhe planin e veprimit për politikën rinore dhe krijon kushte për organizimin e të rinjve”, kështu thuhet në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit në internert.
Deri në publikimin e këtij teksti, nuk kemi arritur të marrim përgjigje nga organet e vetëqeverisjes lokale për pyetjet për planin dhe programin për të rinj dhe punën e Këshillit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *