fbpx

DELEGACIONI I SHQIPTARËVE TE SHEFI I OSBE-se

Bujanoc 30 dhjetor 2021. – Një delegacion i shqiptarëve nga Bujanoci dhe Presheva dhe shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu, kanë biseduar në Beograd për pozitën dhe problemet e këtij komuniteti në jug të Serbisë.

Siç ka bërë të ditur në FB, deputeti Shaip Kamberi, është diskutuar për “pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe masat urgjente që duhet të ndërmerren nga autoritetet shtetërore”.

Në delegacion përveç Kamberit ishin edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa.

“Është e rëndësishme që të kemi komunikim të drejtpërdrejtë me diplomatët e akredituar në Beograd për të zgjidhur dhe ngritur çështjet e Luginës së Preshevës”, tha Kamberi.




Leave a Reply

Your email address will not be published.