fbpx

VUÇIQ: TË RINJËVE EDHE NGA 100 EURO NË FILLIM TË QERSHORIT

Bujanoc, 8. shkurt 2022. (Foto: instagram) – Të rinjtë e moshës 16-30 vjeç do të marrin edhe nga 100 euro ndihmë shtetërore deri në fund të majit, më së voni në fillim të qershorit, ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Aleksandar Vuçiq ka deklaruar për TV Happy se për këtë ka biseduar me kryeministren Ana Brnabiq dhe ministrin e Financave Sinisha Malli.

“Pra, përfitues do të jenë të rinjët nga mosha 16 deri në prag të moshës 30 vjeçare. Janë rreth 102 milionë euro që do të ndajmë për të rinjtë”, theksoi presidenti.

Sipas Tanjug, ai vuri në dukje se kjo “nuk do të bëhet para zgjedhjeve”.

Në fillim të muajit shkurt u ndanë nga 100 euro ndihmë për të rinjtë e moshës 16-30 vjeç.




Leave a Reply

Your email address will not be published.