fbpx

ARRESTOHET DREJTORI LIKUIDUES I ISH – DREJTORISË PËR NDËRTIM

 

Bujanoc, 23. maj 2022. Ish – drejtori likuidues në ish- NP Drejtoria për tokë ndërtimore, urbanizëm, rrugë dhe çështje banesore në Komunën e Bujanocit, F.I. (1969), , të hënën është arrestuar për shkak të ekzistimit të të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të punës së pandërgjegjshme gjatë ushtrimit të funksionit, thuhet në kumtesën e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë.

“I dyshuari akuzohet se në cilësinë e drejtorit likuidues të ndërmarrjes publike në fjalë, nuk ka përfshirë në bilancin fillestar të likuidimit obligimet që Drejtoria ka ndaj personave fizikë, në bazë të qirasë së tokës ndërtimore urbane për ngritjen e objekteve të parafabrikuara, për të cilin ishte i detyruar ta përpilonte si raport financiar të jashtëzakonshëm. Në atë mënyrë e ka dëmtuar komunën e Bujanocit për 2.5 milionë dinarë”, pohojnë në MPB.

Arrestimi është ekzekutuar nga pjesëtarë të MPB-së – Departamenti kundër korrupsionit – UKP-së, me urdhër të Departamentit të posaçëm për eliminimin e korrupsionit dhe të Prokurorisë së lartë publike në Nish.

“I dyshuari sipas kallëzimit penal është sjellë në prokurorinë kompetente”, thuhet në fund të deklaratës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *