KOALICIONI SHQIPTARË KËRKON NGA KRZ ANULIMIN E ZGJEDHJEVE NË TËRNOC

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 06 qershor 2022. Koalicioni i shqiptarëve të Luginës ka dorëzuar të hënën kundërshtim në Komisionin Republikan Zgjedhor (KRZ), kundër vendimit të Komisionit komunal zgjedhor në Bujanoc, me të cilin ishte refuzuar kërkesa e Koalicionit për anulimin e zgjedhjeve parlamentare në Tërnoc, të mbajtura më 27 maj.

Koalicioni i ka konfirmuar Bujanovaçkes se kundërshtimi është dorëzuar sot, para skadimit të afatit ligjor.

KRZ-ja ka 72 orë afat, nga marrja e dokumentit, për të vendosur nëse do të anulohen zgjedhjet për deputetë, në vendvotimin numër 6 në Tërnoc, dhe nëse votimi do të përsëritet për të katërtën here, që nga 3 prilli.

Nëse KRZ, megjithatë e konfirmon vendimin e KKZ-së, Koalicioni shqiptar do të ankohet në Gjykatën Administrative, siç kishin paralajmëruar më parë.

Siç ka raportuar më parë Bujanovaçke, në ankesë përmenden tri arsye për anulimin e votimit – shkeljen e fshehtësisë së votimit, lejimin e votimit për një person pa dokumente personale dhe për shkak të mungesës së mbyllëses së sigurisë në thesin me materialin zgjedhor, i cili – siç thuhet në ankesën e tyre – nuk I është dorëzuar KKZ pas mbylljes së vendvotimit.

Koalicioni shqiptar pretendon se është cenuar fshehtësia e votës gjatë përpunimit të votave të qytetarëve që kanë votuar jashtë qendrës së votimit.

Sipas pretendimeve nga ankesa, votimi është bërë edhe nga I njëjti person, për të cilin SPS më herët pretendonte se kishte votuar pa dokumente personale, kështu që kjo çoi deri te anulimi I zgjedhjeve të 28 prillit.

Në zgjedhjet e 27 majit, në vendvotimin numër 6 në Tërnoc, Koalicioni i shqiptarëve të Luginës mori 598 vota, që është 12 më pak se numri i votave të nevojshme për mandatin e deputetit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *