fbpx

AMBASADA E SHBA-së NUK I DHA VIZË RAGMI MUSTAFËS

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 8 qershor 2022. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Ragmi Mustafa, nuk është pjesë e delegacionit politik – që përfaqëson shqiptarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, e që aktualisht po viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse SHBA-të nuk i kanë lëshuar vizë.

Bujanovaçke mere vesh se viza është arsyeja e mungesës së dukshme të Mustafës, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve, ka konfirmuar personalisht presidenti i KKSH-së.

Kujtojmë se paratë për udhëtimin në Amerikë dhe takimet me zyrtarë të administratës amerikane me temën “Çështjet e Luginës së Preshevës” i ka siguruar qeveria e Kosovës me kërkesë të KKSH-së, të cilën Mustafa e kishte publikuar triumfalisht disa ditë më parë.

Megjithatë, në SHBA udhëtuan kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi dhe zyrtarja e kësaj partie, Ardita Sinani, por jo edhe Mustafa nga KKSH.

Siç thotë ai, nuk ka marrë vizë pasi ka aplikuar me vonesë.

Ai shtoi se anëtarët e delegacionit që tani po e vizitojnë SHBA-në, vizat për udhëtim në Shtetet e Bashkuara kanë nga “hera e kaluar”.

Kamberi, Sinani dhe tjetri Mustaf, kanë udhëtuar në Amerikë në vitin 2019.

Sado që të duket e mundur se të gjithë të tjerët tashmë kishin viza, se nuk ishin vonuar, se nuk aplikuan së bashku, edhe nëse Mustafa ka aplikuar me vonesë për vizë në këtë udhëtim me rëndësi të veçantë – megjithatë, të gjitha këto arsyetime janë pak të besueshme.

Në fakt, ka mundësi që kreut të KKSH-së t’i jetë refuzuar viza për arsye politike, të cilat së paku për momentin, janë të panjohura.

Se administrata amerikane nuk ngurron të tregojë me vizë se çfarë mendon për dikë, u pa në vitin 2019, kur kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk mundi të shkonte në SHBA, i cili me këmbëngulje refuzonte kërkesën e SHBA -së për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.




Leave a Reply

Your email address will not be published.