fbpx

DISTRIBUCIONI NË BUJANOC PO I SHKYÇ BORXHLINJË NGA RRJETI

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 15. qershor 2022. (Foto nga arkivi) – Ekipet e Distribucionit të Bujanocit këtë javë kanë filluar me me shkyçjen na rrjeti i furnizimit të debitorët më të mëdhenj, mëson Bujanovaçke. Bëhet fjalë për shkyqjen e rreth 150 konsumatorëve.

Fillimisht pa rrymë do të mbeten konsumatorët borxhet e të cillëve vlerësohen në miliona, pastaj debitorët me borxh mbi 300.000 dinarë.

Paraprakisht debitorëve u janë dërguar paralajmërimet e fundit.

– Që nga mëngjesi i sotëm për këtë janë njoftuar qytetarët, borxhi i të cilëve arrinë deri në 200.000 dinarë, ndonëse për shkyçjen ata janë paralajmëruar edhe me shkrim, por shumica prej tyre nuk i kushtojnë rëndësi kësaj. Thonë se nuk kanë marrë paralajmërim – i tha Bujanovaçkes një bashkëbisedues nga Distribucioni.

Distribucioni duhet të ekzekutojë rreth 150 urdhra për shkyçjedhe veprimi do të zgjasë deri në zbatimin e tij.

Siç u tha për Bujanovaçke, dy ekipe janë duke bërë shkyçje ndërsa efekti ditor i njërit ekip është shkyçja nga rrjeti deri në tetë debitorë.

Deri më tani, nuk ka pasur nevojë për asistimin e policisë në këtë proces.




Leave a Reply

Your email address will not be published.