MË SHUMË SE 600.000 TË RINJË APLIKOJNË PËR NDIHMËN PREJ 5.000 DINARË

Bujanoc, 04. dhjetor 2022. Deri më tani, 607 mijë të rinj kanë aplikuar për ndihmë shtetërore në vlerë prej 5 mijë denar për secilin, thotë ministri i Financave Sinisha Malli.

“Aplikimi zgjat deri më 15 dhjetor përmes administratës së thesarit dhe pagesa do të fillojë më 16 dhjetor dhe besoj se deri më 19 dhjetor do ta përfundojmë pagesën”, tha ai të shtunën për TV Prva.

Të rinjtë nga mosha 16 deri në 29 vjeç kanë të drejtën e kësaj ndihme dhe është e nevojshme që të gjithë të aplikojnë, pavarësisht nëse kanë marrë tashmë asistencë shtetërore.

Sipas tij, nga buxheti për këtë ndihmë janë ndarë gjashtë miliardë dinarë.

Ministri theksoi se janë mjaftueshëm para për subvencione deri në 20 mijë euro për nënat për të blerë banesë dhe shtoi se duhet të dorëzojnë vetëm dokumentacionin e nevojshëm që është i paraparë.

– Kam dëgjuar komente të ndryshme se cili është problemi që nënat ta realizojnë këtë të drejtë. Shumica e problemeve që kanë ekzistuar në zbatimin e rregullores janë zgjidhur dhe sqaruar dhe duhet vetëm të lexohen me kujdes ato zgjidhje – tha Malli.

Sipas tij, nënat mund të llogarisin në ndihmën e pushtetit vendor dhe të Ministrisë së kujdesit, familjes dhe demografisë dhe për sa i përket Ministrisë së Financave, siç tha ai, ka para të mjaftueshme për këtë qëllim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *