Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 06 prill 2023. Reparti i mjekësisë interne në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc ka pranuar aparatin më të avancuar për EKG, i cili do të rrisë cilësinë e elektrokardiografisë, blerja e të cilit është financuar nga Trupi Koordinues dhe Komuna e Bujanocit.
– Një pjesë e parave për blerjen e aparatit është dhuruar nga Trupi Koordinues, ndërsa tjetra nga Komuna, që drejtohet nga kryetari Nagip Arifi, për çka i jemi shumë mirënjohës – thotë për Bujanovaçke Dr. Lejlan Sadiku, specialist i mjekësisë interne në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
Siç thotë ai, ky është një aparat modern, siç kanë të gjitha qendrat e mëdha klinike, i cili do të rrisë cilësinë e elektrokardiografisë (EKG), me ç’rast do të kontribuojë shumë në cilësinë e punës, si në aspektin e shpejtësisë dhe saktësiasë në diagnostikimin e hipertensionit, dobësimit të zemrës, çrregullimeve të ritmit dhe çrregullimeve të tjera të cilat ekzaminohen në mjekësinë interne.
– Ajo që na mungon ende dhe që do të përmirësonte edhe më shumë shërbimin e mjekësisë interne dhe do ta ngrinte atë në një nivel më të lartë është një aparat eho për skenimin e zemrës, kështu që do të ishte mirë nëse mund ta merrnim atë në të ardhmen – thekson Dr. Sadiku.
Kujtojmë se që nga shtatori i vitit të kaluar në Shtëpinë e shëndetit funksionon ambulanca e diabetit, e cila është e hapur për pacientët çdo të premte nga ora 07:00 deri në orën 14:00 dhe drejtohet nga doktor Sadiku.
Početna FILLIMI DR. SADIKU: SHTËPIA E SHËNDETIT PAISET ME APARATE MË BASHKËKOHORE PËR EKG, FALEMINDERIT TK DHE KOMUNËS
DR. SADIKU: SHTËPIA E SHËNDETIT PAISET ME APARATE MË BASHKËKOHORE PËR EKG, FALEMINDERIT TK DHE KOMUNËS
Bujanovačke6. Apr 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostTENDERI 27 MILIONËSH PËR ASFALTIMIN E RRUGËVE NË BUJANOC E KA STOPUAR FRIMA E CILA “KA FITUAR PROJEKTE PËR 20 VITE ME RADHË”
Next PostKONCERT NË PALLATIN E BARDHË PËR MBLEDHJEN E DONACIONEVE PËR SHKOLLËN E MUZIKËS NË BUJANOC
Related articles
DIPLOMATËT E SHBA–së NË BUJANOC DHE PRESHEVË: NË FOKUS TË DREJTAT E SHQIPTARËVE
Bujanovačke9. Oct 2024.