fbpx

14 MILIONË DINARË TË TRUPIT KOORDINUES PËR BIZNESET NGA BUJANOCI

Bujanoc, 15. Maj 2023. (Foto nga arkivi) – Trupi koordinues për jugun e Serbisë do të ndajë 34 milionë dinarë subvencione për biznesmenët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Konkursi është i hapur deri më 9 qershor.

14,1 milionë janë planifikuar për bizneset e Bujanocit, 13 milionë për ato nga Presheva dhe 6,8 milionë dinarë do të shpërndahen për bizneset në Medvegjë.

Vitin e kaluar TK ka ndarë 40 milionë dinarë për bizneset e këtyre komunave.

“Me këto fonde parashihet bashkëfinancimi I ndërmarrësve dhe bizneseve e vogla që kanë tendencë të rriten dhe të krijojnë vende të reja pune”, thonë nga Komuna e Bujanocit.

Qëllimi i konkursit është financimi i blerjes së pajisjeve dhe makinerive.

Shërbimi i Trupit Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70 për qind (neto) të kostove.

Inspektimin, kontrollin e korrektësisë formale, vlerësimin e aplikacioneve dhe vendimmarrjen për ndarjen e mjeteve për subvencione i kryen Komisioni i formuar me vendim të U.D. drejtor i Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Çdo aplikim vlerësohet në bazë të kritereve të vlerësimit dhe krijohet një listë renditje në bazë të numrit të pikëve në përputhje me kriteret.

Detajet e konkursit mund t’i shihni KËTU.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *