Bujanoc, 20. Maj 2023. Është zbardhur vjedhja e të hollave nga oborri e Dioqezës në Vranjë, kanë njoftuar nga Drejtoria policore në Vranjë, dhe me urdhër të prokurorit është arrestuar M. I. (1981) nga Vranja, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë.
“I dyshuari akuzohet se në orët e hershme të mëngjesit të 14 majit të këtij viti ka vjedhur para në shumë prej 5,2 milionë dinarëve nga kasaforta e Dioqezës në Vranjë. Policia ka gjetur 4.8 milionë dinarë duke kontrolluar veturën Shkoda, e cila ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së familjes së të dyshuarit ndërsa paratë do t’i kthehen Dioqezës së Vranjës”, ka thënë policia.
Ndaj M.I është marrë vendim që ai të mbahet deri në 48 orë dhe së bashku me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e themelore publike publike në Vranjë, thuhet në njoftim.
Previous PostJANË DUKE U PUNUAR 14 RRUGICA NË TËRNOC
Next PostPËR TRANSPORTIN E NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME, KOMUNA PAGUAN 3.9 MILIONË DINARË
Related articles
DIPLOMATËT E SHBA–së NË BUJANOC DHE PRESHEVË: NË FOKUS TË DREJTAT E SHQIPTARËVE
Bujanovačke9. Oct 2024.