MARTINOVIQ: SERBËT DHE SHQIPTARËT DUHET TË JETOJNË BASHKË

Bujanoc, 4. korrik 2023. Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Aleksandar Martinoviq tha të hënën se është në interes të shtetit që të përmirësojë marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, të cilët duhet të jetojnë jo vetëm pranë njëri-tjetrit, por edhe së bashku.
Ai qëndroi në fshatin Dediq afër Medvegjës, ku bisedoi me shqiptarët lokal, fermat e të cilëve ndodhen pranë ngastrave dhe rrugëve lokale që u shkatërruan gjatë përmbytjeve të qershorit që goditën komunën e Medvegjës, u tha në Ministrinë e Administratës shtetërore dhe vetadministrimin lokal, të cilën e drejton Martinoviq.
“Të gjithë nikoqirët e mirë jetojnë këtu në harmoni dhe unitet, edhe serbët edhe shqiptarët, dhe të dy e shohin atdheun e tyre në Serbi. Ne jemi të obliguar t’i ndihmojmë të gjithë në mënyrë të barabartë, jo vetëm në Medvegjë, por edhe në Preshevë dhe Bujanoc, që janë gjithashtu zona të përziera etnikisht, si dhe të vazhdojmë të kultivojmë marrëdhënie të mira ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, sepse kjo është garancia e vetme e progresit në këtë pjesë të Serbisë”, ka thënë Martinoviq, ndërsa e ka bërë të ditur ministria e linjës.
I pyetur nëse kjo vizitë e parë në jug të vendit do të thotë se ai do të jetë më i pranishëm në këto rajone pas emërimit në krye të Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë, Martinoviq është përgjigjur pozitivisht.
Ai tha se është në interes të shtetit që të përmirësohen marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, të cilët duhet të jetojnë jo vetëm pranë njëri-tjetrit, por edhe së bashku.
Sipas tij, shteti do të investojë më shumë burime që të rinjtë të qëndrojnë në jug të vendit dhe se paqja, harmonia dhe përparimi ekonomik i këtij rajoni janë politikat e udhëhequra dhe të avokuara nga lidershipi i Serbisë.
Ai ritheksoi se qëndrimi i prerë i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe i Qeverisë është që t’i ofrojnë ndihmë të barabartë secilës prej 56 pushteteve lokale të prekura nga përmbytjet.
Ministria rikujton se dëmi i shkaktuar në objektet e infrastrukturës në Medvegjë paraprakisht është vlerësuar në më shumë se 273 milionë dinarë dhe prej tyre më së shumti dëme ka pësuar rrjeti rrugor lokal dhe se për rindërtimin e tij duhet të ndahen rreth 173 milionë dinarë.
Shtohet se dëmi në bujqësi arrin në rreth 58 milionë dinarë, ndërsa uji ka shkatërruar plotësisht më shumë se 160 hektarë tokë bujqësore dhe plantacione.
Martinoviq gjatë vizitës së sotme ka vizituar edhe shtëpinë e Milan Kontiqit, si dhe rrugën në vendbanimin Shilovë dhe ka biseduar me kryetarin e komunës së Medvegjës, Dragan Kuliq për gjendjen në këtë zonë dhe restaurimin e objekteve infrastrukturore.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *