PROKURORIA E LARTË: VRASJA NË TENTATIVË NË TËRNOC, NDAJ TË DYSHUARIT PROPOZUAM 30 DITË PARABURGIM

PROKURORIA E LARTË: VRASJA NË TENTATIVË NË TËRNOC, ND
Bujanoc, 14. korrik 2023. Me rastin e sulmit me thikë ndaj një banori të Tërnocit, Prokuroria e Lartë Publike (PLP) në Vranjë sot ka njoftuar se ka kërkuar që të dyshuarit për sulm t’i caktohet paraburgimi prej 30 ditësh. I dyshuari akuzohet për tentim vrasje.
PLP del me këtë kumtesë, siç shprehet ajo për shkak të rritjes së interesimit të mediave dhe publikut.
“Më datë 14.07.2023., Stacioni Policor në Bujanoc ka parashtruar kallëzim penal kundër Aziz Ismailit (1990) nga fshati Tërnoc, Komuna e Bujanocit për veprën penale Vrasje në tentativë nga neni. 113. LP në lidhje me nen. 30. të Kodit Penal të Republikës së Serbisë, kryer në dëm të të dëmtuarit Avni Azizi (1961) nga fshati Tërnoc më 12.07.2023. rreth orës 18:25 në fshatin Tërnoc. Kundër të dyshuarit Aziz Ismaili, më 14 korrik 2023. është lëshuar Urdhri për hetimin e veprës penale të lartpërmendur, pas së cilës i njëjti është intervistuar nga prokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike, ndërsa pas dëgjimit të të dyshuarit nga prokurori publik i ka propozuar Gjykatës së Lartë në Vranjë që të dyshuarit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *