RRITEN SHTESAT PRINDËRORE, PËR FËMIUN E PARË 366.000 DINARË

Bujanoc, 17. korrik 2023. Shtesa prindërore për lindjen e fëmijës së parë nga 1 korriku arrin në 366.122 dinarë, që është rreth 20.000 dinarë më shumë se në 6 muajt e parë. Janë rritur edhe shtesat që paguhen me këste – për fëmijën e dytë tani është 324.772 dinarë, për të tretin 1.948.632 dinarë dhe për të katërtin 2.922.948 dinarë. Është rritur edhe shtesa e njëhershme për lindjen e fëmijës së dytë dhe të tretë, të lindur pas 1 korrikut, si dhe shumat paushall për blerjen e pajisjeve.

Ministrja e Përkujdesjes Familjare dhe Demografisë, Darija Kisiq, ka nënshkruar vendimin për shumat nominale të ndihmës prindërore, paushallin për blerjen e pajisjeve për fëmijën, shtesën e njëhershme për lindjen e fëmijës së dytë dhe të tretë dhe shtesës fëmijnore si dhe cenzusin për ushtrimin e së drejtës për shtesa fëmijënore. Këto pozicione janë rritur që nga 1 korriku.
Është planifikuar që shtesa prindërore për lindjen e fëmijës së parë të jetë 366.122 dinarë. Shtesa prindërore për fëmijën e dytë, e cila paguhet në 24 këste, tani është 324.772 dinarë, për fëmijën e tretë, që paguhet në 120 këste, është 1.948.632 dinarë, ndërsa për fëmijën e katërt është 2.922.948 dinarë në 120 këste – njoftoi Ministria.

Gjithashtu, është rritur edhe shtesa e njëhershme për lindjen e fëmijës së dytë dhe të tretë për fëmijët e lindur nga 1 korriku 2023 e më vonë dhe tani është 122.040 dinarë, ndërsa paushalli për blerjen e pajisjeve për fëmijën tani është 6.766 dinarë.

Këto shuma rregullohen dy herë në vit, më 1 janar dhe 1 korrik, bazuar në të dhënat e organit republikan përgjegjës për statistikat. Në rritjen e parë të këtij viti, prindërit kanë marrë 345.398 dinarë për fëmijën e parë të lindur, ndërsa ndihma e njëhershme për lindjen e fëmijës së dytë dhe të tretë ka qenë 115.132 dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *