THERRET ME THIKË NJË BURRË NË TËRNOC

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 13. korrik 2023. Një burrë i moshës 62 vjeçare është sulmuar dhe therrur me thikë dje në Tërnoc, afër Bujanocit.
Sulmi ka ndodhur në orët e vona të pasdites dhe i plagosuri nga Tërnoci është transportuar me urgjencë në spitalin e Nishit me plagë të shumta me thikë.
Sipas informacioneve jozyrtare, policia ka arrestuar me shpejtësi sulmuesin.
Në Policinë e Vranjës na thanë se së shpejti do të dalin me një kumtesë për këtë ngjarje.
Bujanovaçke ka kërkuar informata edhe nga Prokuroria Themelore Publike në Vranjë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *