Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 13. korrik 2023. Në Festivalin tradicional Folklorik Ndërkombëtar të së mërkurës mbrëma në Bujanoc, një numër i madh i qytetarëve u mblodhën dhe me kënaqësi ndoqën aftësitë folklorike të ansambleve folklorike vendore dhe atyre të ardhura nga mjediset e tjera, por ngjarja u la në hije nga muzika e lartë nga kafiteritë fqinje, e cila pothuajse tërësisht mbizotëroi muzikën e grupeve të folklorit.
Boban Dimitrijeviq, njeriu i parë i SHKA “Kolo”, i cili është edhe vetë organizator i manifestimit, thotë për Bujanovaçke se ngjarjen e kanë raportuar në polici dhe se kanë pritur që policia të reagojë, gjegjësisht të paralajmërojë pronarët e kafeneve që të ulin muzikën.
– Gjithmonë e raportojmë ngjarjen në polici, por nga eksperienca e mëparshme, mund të them që edhe kur i paralajmëron kafenetë, policia nuk e respekton. Ata e ulin muzikën për dhjetë minuta derisa policia është aty, pastaj e ndezin përsëri – thotë Dimitrijeviq.
Sipas tij, ata kanë kontaktuar edhe me punëtorët kujdestar nga Qendra e Kulturës, por nuk ka informacione nëse ndonjëri prej tyre është përgjigjur, përkatësisht nëse i kanë paralajmëruar pronarët e kafenesë që të ulin muzikën.
E pyetëm drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, nëse ndonjëri nga punonjësit e Shtëpisë së kKulturës i ka njoftuar pronarët dhe punëtorët e kafenesë, për çka kemi marrë përgjigjen:
– Ne nuk jemi kompetentë për menaxhimin e kafeneve, nuk mund t’i urdhërojmë të ulin muzikën. Ne mund ta bëjmë për kafiterinë në hapësirat tona, por jo për të tjerët, këtë duhet ta bëjnë inspektorët – thotë Ismaili për Bujanovaçke.
Ai nuk mundi të konfirmonte se muzika ishte e fikur në kafenenë e vendosur në ambientet e Shtëpisë së Kulturës, pasi siç thotë ai nuk ishte i pranishëm në ngjarje.
Sipas tij, organizatorët është dashur t’i raportojnë inspektorët komunalë.
– Kur ne si Shtëpi e Kulturës organizojmë diçka, shkojmë në Komunë dhe kërkojmë nga inspektorët që të vizitojnë kafenetë dhe t’u thonë pronarëve se në cilën periudhë nuk duhet të lëshojnë muzikë me zë të lartë – thotë Ismaili dhe shton se muzika me zë të lartë nuk është problem vetëm kur bëhet fjalë për disa ngjarje, por që qytetarët që jetojnë në shesh ankohen vazhdimisht se muzika është shumë e lartë.
Kujtojmë se para tri javësh në të njëjtin shesh në Bujanoc është mbajtur koncerti i Ansamblit Kombëtar Shqiptar nga Maqedonia e Veriut, gjatë të cilit muzika në kafenetë fqinje ose është fikur plotësisht ose është reduktuar në nivel të përshtatshëm për ngjarjen.
Për shkak të gjithë kësaj, shumë qytetarëve u krijua përshtypja se mbrëmja e folklorit serb ishte sabotuar qëllimisht.
Početna FILLIMI FESTIVALI I FOLKLORIT PENGOHET NGA ZËRI I TEPËRT NGA KAFITERITË NË SHESHIN E BUJANOCIT
FESTIVALI I FOLKLORIT PENGOHET NGA ZËRI I TEPËRT NGA KAFITERITË NË SHESHIN E BUJANOCIT
Bujanovačke14. Jul 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostNDËRMARRËSIT NË PRITJE TË VENDIMIT MBI SUBVENCIONET, NDËRSA NGA KOMISIONI PËRGJIGJEN: JEMI DUKE PUNUAR, JANË 222 APLIKIME
Next PostTHERRET ME THIKË NJË BURRË NË TËRNOC
Related articles
ELEKTRODISTRIBUCIONI: BANORËT LOKAL NUK LEJUAN VENDOSJEN E SHTYLLËS SË RE ELEKTRIKE
Bujanovačke11. Oct 2024.