NGA KËNDI I NJË PROFESORESHE: SERBJA NGA LESKOCI NË SHKOLLËN SHQIPE NË BUJANOC

Profesoresha serbe, Jelena Rangjeloviq nga Leskoci, është bashkëqytetare jonë për dhjetë vjet dhe jep mësim në shkollën e mesme “Sezai Suroi”. Në tekstin autorial për portalin Preshevapress, ajo i përshkruan përjetimet e saj nga qyteti ynë. Teksti transmetohet me lejen e autores
Kjo tashmë kishte ndodhur shumë kohë më parë, në 2013. Një dite zë zakonshme më bie zilja e telefonit. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e fakultetit dhe një ofertë për të aplikuar në konkurs. Vendi Bujanoc. Shkollë me mësim në gjuhën shqipe.
Bujanoci? Shqiptarët? Puna?!
Në atë moment, gjithçka që di për atë vend dhe shqiptarët është ajo që dëgjoj në TV, media dhe se një i njohur im punon si tregtar shetitës, ndër të tjera, edhe në Bujanoc. Në njërën anë imazhi që kisha për atë vend, se atje është tmerr, në anën tjetër, një qytet i vogël dhe një vend ku njerëzit jetojnë jetën e tyre.
Takimi i parë me Bujanocin dhe Preshevën
Pasi vendosa se është koha për të provuar diçka të re, së bashku me një grup prej pesë të rinjsh nga pjesë të ndryshme të Serbisë, u nisa për në Bujanoc, organizuar nga Misioni i OSBE-së. Ishte një nga projektet e para të nisura për të përmirësuar mësimin e gjuhës serbe në jug të Serbisë. Por nuk do t’ju mërzit me informacione, ju mund të lexoni për të dhe të merrni informacion në faqet e mëposhtme:
Ajo që dua të ndaj me ju është përvoja ime, historia personale e një vajze që bëhet mësuese e serbishtes si gjuhë joamtare, e pranuar dhe e vlerësuar nga komunitetet lokale në Bujanoc dhe Preshevë.
Edhe sot e kujtoj ditën e parë të arritjes dhe atë ndjenjë frike që nuk më hiqej. Jo, nuk ishte frika se mos më ndodhte diçka, por frika nga diçka e re dhe e panjohur, frika e largimit nga zona e rehatisë.
Një milion pyetje në kokën time: “si do t’i mësoj fëmijët kur nuk kuptoj dhe nuk flas gjuhën shqipe, di vetëm disa fraza (mirëmëngjes, emri im është, faleminderit, lamtumirë) si do të komunikoj , po sikur të mos më pëlqejnë, po sikur të mos më pranojnë??” Ndërsa pyetjet më ulërisin në kokë, bashkë me kolegët hyj në godinën e re dhe të bukur të shkollës. Shkolla e mesme Sezai Surroi.
Me turp them “miredita” (sobar dan), ndërsa na përshëndesin fytyrat e buzëqeshura të drejtorit të shkollës dhe kolegëve, të cilët përpiqen të na shpjegojnë në serbishte të përsosur, që të relaksohem, se do të kalojmë bukur duke u shoqëruar dhe duke punuar dhe se të gjithë do të më ndihmojnë, për të më bërë të ndihem si në shtëpinë time – e cila, me të vërtetë, është bërë shtëpia ime e dytë.
Në atë moment, ndjeva se zemra m’u lehtësua sikur një gur të më kishte rënë nga zemra dhe se ndjenja e frikës ngadalë u zëvendësua me një buzëqeshje dhe ngazëllim gjatë hyrjes në klasë. Dhe kjo është një ndjenjë që nuk e kam harruar as sot e kësaj dite, është ajo ndjesi që bëri që qëndrimi im disa mujor të kthehet në thirrje jetësore dhe mision, kjo është ndjesia pse jam edhe sot në Bujanoc, dhjetë vjet më vonë!
Të mësojmë gjuhët e fqinjëve tanë!
“Nëse flet me një njeri në një gjuhë që ai e kupton, kjo shkon në kokën e tij. Nëse i flisni në gjuhën e tij, kjo i shkon në zemër”.
Nelson Mandela
Takimi i parë me fëmijët shqiptare ishte një tjetër eksperiencë e paharrueshme. Kur u regjistrova në studimet për gjuhë dhe letërsi serbe, nuk e kisha menduar kurrë se do të më çonte në një anë tjetër, mes folësve që nuk e flasin serbishten si gjuhën e tyre amtare. Fytyra të vogla, të qeshura dhe kureshtare që përpiqen të thonë në serbisht gjithçka që kanë mësuar dhe shpjegojnë se janë të lumtur që kanë mundësinë të takojnë disa të rinj, të cilët i shohin si miq.
Ditët kalojnë dhe ne mësojmë së bashku. Nxënësit dhe kolegët e mi më flasin shqip, unë atyre u flas serbisht. Përpiqemi, shpjegojmë me foto, me fjalë të njohura, gjeste, ka gjithmonë dikush që hidhet për të ndihmuar, dikush që di serbisht dhe shqip. Bëj gabime shpesh, gaboj edhe sot kur e kam përvetësuar tashmë shqipen dhe mendoja se nuk do të flisja kurrë. (Qesh, vërtetë, shqipja është një gjuhë e vështirë.) Është një motiv dhe liri e madhe për fëmijët, nëse mësuesja mundet mund ta bëjmë edhe ne, nuk është e frikshme edhe nëse gabojmë. Më buzëqeshën dhe më korrigjuan me ndrojtje në fillim (si korrigjojnë një mësues), por tani janë të guximshëm dhe dinjitoz, sepse kështu duhet të jenë gjithmonë!
Së fundmi shumë të rinj po largohen nga jugu i Serbisë. Ata mësojnë gjuhët e botës dhe shkojnë në disa histori të reja, në disa vende të reja, midis fqinjëve të rinj. Dhe pastaj, disi natyrshëm, lind një pyetje:
Nëse ne mund të mësojmë gjermanisht, anglisht, frëngjisht apo ndonjë gjuhë tjetër për të njohur dhe kuptuar botën, pse nuk mund të mësojmë gjuhët e fqinjëve tanë – serbishten dhe shqipen, sepse tashmë jemi fqinjë, apo jo? !
Ne rritemi duke mësuar!
Sot më pyesin shpesh se cila ishte më e vështira për mua dhe disi e kujtoj gjithmonë fjalinë që në fillim – Gezohem qe ju njoh! (Drago mi je što sam vas upoznala). Sa e vështirë ishte për të thyer gjuhën e panjohur dhe për ta shqiptuar atë saktë. Dhe sa e vërteta shprehet në të! Po, kam takuar shqiptarë – studentë, kolegë, miq – njerëz të mëdhenj! Dhe është një eksperiencë që më ka ndryshuar, fisnikëruar dhe pasuruar, një eksperiencë që po të mund ta zgjidhja, do ta përsërisja vazhdimisht.
Aty kuptova rolin tim të vërtetë. Mësimi i gjuhës është vetëm njëra anë e medaljes. Do të mësojmë kuptimin e fjalëve, gramatikën, do të lexojmë vepra letrare, do të kuptojmë njëri-tjetrin! Por të mësuarit e një gjuhe nuk është kurrë vetëm kaq. Kur mësoni një gjuhë të re, ju dashuroheni me kulturën, zakonet dhe kuptoni ngjashmëritë dhe dallimet. Dhe është ana tjetër, për të cilën jam veçanërisht mirënjohëse! Është një marrëdhënie që ndërtohet dhe zhvillohet mes nesh, me fëmijët, me kolegët, me komunitetin. Një marrëdhënie respekti, pranimi dhe besimi reciprok!
Historia e një mësueseje, një mësuese serbe që mëson gjuhën shqipe, që shoqërohet me kolegë dhe njerëz nga komuniteti, e cila arrin rezultate në punën e saj me fëmijët, dalëngadalë po përhapet dhe thyen paragjykimet dhe koha tregon se si dalin historitë e vërteta të jetës, jashtë politikës dhe jashtë tablosë në media.
Sot, nxënësit e mi, kolegët dhe unë jemi një ekip i integruar. Ne përpiqemi të hapim mundësi të reja dhe jo vetëm të njihemi, por edhe të njohim të tjerët dhe të rritemi së bashku. Kjo është arsyeja pse ne marrim pjesë me kënaqësi në projekte të ndryshme, udhëtojmë, fitojmë çmime dhe ndajmë përvojën tonë personale!
Këtu ka vend edhe për ata që dyshojnë dhe druajnë, që do të thonë “po, gjithçka është rozë”. Sigurisht që jo, ka pasur ulje-ngritje, komente tallëse, reagime “ju punoni me shqiptarët”, “a ke frikë”, “si mundeni”, “banon te një shqiptar?!”, “ajo në fund të fundit është serbe”. Kësi njerëz dhe këso komentesh janë të pakta dhe është mirë që është kështu.
Nuk do t’ia kisha dalë vetë, ndaj i detyrohem një falënderim të madh nxënësve, kolegëve, miqve të mi, Bujanocit, Preshevës, shqiptarëve, romëve dhe serbëve, të cilët së bashku me mua punojnë për të ndërtuar një botë më të bukur dhe më të mirë!




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *