Bujanoc, 8. gusht 2023. Se a do të nisë mësimi më 1 shtator për nxënësit e SHF “Branko Radiçeviq, me gjasë do të dihet pas takimit me prindërit, të caktuar për të enjten (10 gusht), mësoi Bujanovaçke.
Drejtori Nenad Tasiq na konfirmoi se takimi me kontraktorët dhe autoritetet nga Komuna do të mbahet të enjten.
– Nuk mund të them asgjë para takimit – thekson Tasiq.
Kujtojmë se faza e parë e punimeve përfundoi në fillim të vitit, por kthimi i nxënësve u vonua për shkak të ngrohjes.
Megjithatë, së fundmi filloi zyrtarisht faza e dytë e rindërtimit.
Në pyetje tonë se deri ku ka arritur rikonstruksioni i shkollës dhe nëse nxënësit do të mund të kthehen më 1 shtator, edhe kryeshefja e Drejtoratit për Investime dhe Zhvillim në Bujanoc, Fazila Azemoviq, tha se përgjigje më të saktë do të ketë pas dy ditësh.
Gazetari i Bujanovaçkes ka vizituar kantierin dhe ka parë se aktualisht nuk po punohet dhe se nuk ka punëtorë në kantier.
Početna FILLIMI SHKOLLA “B. RADIÇEVIQ” E GËRMUAR, PUNËTORËT NUK DUKEN FARE, NDËRKAQ TË PREMTEN TAKIM ME EKZEKUTUESIN E PUNËVE
SHKOLLA “B. RADIÇEVIQ” E GËRMUAR, PUNËTORËT NUK DUKEN FARE, NDËRKAQ TË PREMTEN TAKIM ME EKZEKUTUESIN E PUNËVE
Bujanovačke8. Aug 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostQENTË I SULMOJNË NJERËZIT NË SHETITORE, NUK I LËNË REHAT AS MUSAFIRËT E LOKALEVE
Next PostPAJAZITI: KY PUSHTET DUHET T’I KËRKOJ FALJE QYTETARËVE
Related articles
ELEKTRODISTRIBUCIONI: BANORËT LOKAL NUK LEJUAN VENDOSJEN E SHTYLLËS SË RE ELEKTRIKE
Bujanovačke11. Oct 2024.