APLIKIMI PËR 10.000 DINARË PËR FËMIJËT NËN MOSHËN 16 VJEÇARE FILLON MË 20 GUSHT

Bujanoc, 10. gusht 2023. – Aplikimi i fëmijëve nën 16 vjeç për ndihmë shtetërore prej 10 mijë dinarë do të fillojë më 20 gusht, do të zgjasë deri më 20 shtator dhe do të paguhet jo më vonë se 1 tetor, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Sinisha Mali, transmeton Euronews. .

Të drejtën e kësaj ndihme financiare shtetërore do ta kenë edhe fëmijët që nuk kanë marrë ndihmë rinore, pra të lindurit pas datës 21 nëntor 2006, të cilët do të paguhen deri më 25 shtator, më së voni deri më 1 tetor.

“Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë, elektronikisht përmes Administratës së Thesarit. Do të jetë e nevojshme njësoj, si për të gjitha ndihmat që kemi paguar deri tani. Nënat duhet të fusin numrin e kartës së identitetit, JMBG, mbiemrin dhe numrin e llogarisë, pra të zgjedhin bankën ku duan të paguhet ndihma. Nuk zgjat më shumë se 40 sekonda”, tha Mali në një paraqitje të ftuar në TV Prva.

Ai theksoi se me pagesën e kësaj ndihme të njëhershme financiare për fëmijët e qytetarëve serbë, shteti i përkrah prindërit në fillim të vitit shkollor dhe tregon fuqinë e financave dhe bazën e politikës së tij ekonomike.

Mali tha gjithashtu se për këtë qëllim nga buxheti do të ndahen rreth 12 miliardë dinarë dhe përkujtoi se vitin e kaluar shteti ka paguar tre grante të njëhershme për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç.
Sipas njoftimeve të mëparshme, aplikimi për këtë ndihmë do të jetë i mundur edhe për etërit beqarë, të cilët përveç të dhënave të përmendura do të duhet të dorëzojnë edhe një kopje të dixhitalizuar të vendimit gjyqësor të formës së prerë, në bazë të së cilës shihet se ushtrojnë të drejtën prindërore.

Kur bëhet fjalë për kujdestarët, ata gjithashtu do të duhet të dorëzojnë një kopje të digjitalizuar të vendimit të formës së prerë të organit të kujdestarisë që vendos nën kujdestari fëmijën për të cilin paguhet ndihma financiare, dhe përfituesit e ndihmës financiare sociale do t’u paguhen automatikisht 10.000 dinarë, shtoi ministri.
Ai pret që rreth 1.000.190 fëmijë të aplikojnë për këtë ndihmë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *