EKSPOZITË E MADHE E ARTISTËVE NË RAHOVICË TË PRESHEVËS

Bujanoc, 15. gusht 2023. Ekspozita e parë kolektive e veprave të artistëve vendas shqiptarë, e quajtur Art Plus, do të hapet të shtunën në Rahovicë të Preshevës, me fillim nga ora 18:00.

Artistët, 27 prej tyre, do të prezantojnë punimet e tyre në formën e vizatimeve, pikturave, grafikave, artit të gurit, dizajnit të modës dhe dizajnit të enterierit.

Ngjarja artistike do të kompletohet nga komedia e stand-up humoristit Artan Ibishi, si dhe muzika e Nexhat Boriqit dhe Egzon Salihut.

Sponsor i aktivitetit është Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *