MUSTAFI: NDALIMI I FILMAVE ËSHTË GJYKIM NDAJ KULTURËS SHQIPTARE

Bujanoc, 15. gusht 2023. – Ndalimi gjyqësor i shfaqjes së dy filmave paraqet kulturocid dhe nxit kulturën e censurës ndaj artit dhe kulturës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kështu e vlerëson Ragmi Mustafi, ndalimin gjyqësor të shfaqjes së dy filmave të autorit Gani Veseli nga Presheva.

Mustafi – i cili ishte kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në kohën kur Veseli mori para nga ky institucion për filmat dokumentarë “I pabesi” dhe “Heshtja vret” – thotë se vendimi i Gjykatës së Lartë në Vranjë e ka zhveshur situatën aktuale në gjyqësorin serb.
“Vendimi për ndalimin e dy filmave të Gani Veselit nuk mund të kuptohet ndryshe nga kulturocidi dhe kultura e censurës ndaj artit dhe kulturës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Projeksioni artistik i përrallave popullore të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, vetëm sa hodhi dritë mbi gjendjen reale të sistemit gjyqësor në Serbi. Në thelb ky është një gjykim politikë i kulturës shqiptare në Luginë”, tha Mustafi, i cili tani është këshilltar i nënkryetarit të parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi.

GJYKATA E LARTË NDALON NJËRIN FILM, TJETRIN E KUSHTËZON

Është ndaluar hfaqja e filmit “I pabesi”, ndërsa shfaqja e filmit “Heshtja vret” e të njëjtit autor do të lejohet nëse nga titulli paralajmërues hiqet logoja “Republika e Kosovës” dhe theksohet se filmi nuk është për të rinjtë nën 16 vjeç, ka vendosur sot Gjykata e Lartë në Vranjë.
Avokati i Veselit i tha Bujanovaçkes se do të ankohet kundër këtij vendimi.

Ndonëse gjykata njoftoi se shpjegimi zyrtar i aktgjykimit do të publikohet brenda tri ditësh, ai tha se tashmë është vendosur që “I pabnesi” kinse avokon dhe nxit urrejtje, diskriminim dhe dhunë.

Në fund të vitit 2022, Qeveria e Kosovës përmes KKSH-së ka mbështetur projekte të ndryshme të shqiptarëve në Serbi në fushën e kulturës, artit, sportit… me 1.2 milionë euro.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *