ARRIJNË TEKSTET SHKOLLORE PËR FILLORISTËT SHQIPTARË

Bujanoc, 18. gusht 2023. – Në shkollat, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, tashmë kanë arritur tekstet shkollore, teksa çdo nxënës i shkollës fillore do t’i ketë në dorë më 1 shtator, tha Nevzad Lutviu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH).

Siç u shpreh ai, ky nuk është i vetmi lajm i mrekullueshëm pasi dy trajnerë nga Tirana konfirmuan ardhjen e tyre kur edhe është paraparë të zhvillohet një seminar për mësuesit e këtueshëm më 29 gusht.

Ai u ka bërë thirrje prindërve të nxënësve shqiptarë në Medvegjë që të mos blejnë çantat e shkollës për fëmijët e tyre sepse ato do të sigurohen nga KKSH.

– KKSH do të sigurojë çanta shpine për të gjithë nxënësit e Medvegjës. Prandaj u bëj thirrje prindërve të nxënësve shqiptarë në Medvej që për vitin e ri shkollor të mos blejnë çanta shpine për fëmijët e tyre, sepse do t’i sigurojë Këshilli..

Siç ka raportuar më herët Bujanovaçke, tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë në tri komuna financohen, si vitin e kaluar, nga qeveria e Kosovës me rreth 250 mijë euro.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *