Bujanoc, Beograd, 5. shtator 2023. Konsumatorë të caktuar nga kategoria e cënueshme energjetike në Bujanoc kanë marrë fatura të reduktuara të energjisë elektrike pas raportimeve të Bujanovaçkes. Njëri prej tyre thotë për portalin tonë se faturat e fundit janë ulur, por që ende në godinën e komunës vijnë qytetarë të cenueshëm social që ende nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë.
Ministrja e Energjisë Dubravka Gedoviq edhe një herë këshillon qytetarët e cenueshëm social që të aplikojnë për statusin e konsumatorit të cenueshëm energjetik në qytetin apo komunën ku jetojnë dhe në këtë mënyrë të arrijnë një ulje mujore të faturave të energjisë elektrike dhe gazit deri në 50 për qind.
Ajo ka deklaruar për të përditshmen Politika se paratë në buxhet janë siguruar që 190 mijë familje të mund të ushtrojnë të drejtën e kilovatëve falas të energjisë elektrike ose uljen e energjisë termike të dorëzuar.
“Është e rëndësishme vetëm që ata të paraqesin kërkesë në vetëqeverisjen e tyre lokale dhe regjistrimi është i mundur gjatë gjithë vitit”, tha Dubravka Gedoviq.
Ajo tha se përfituesit e asistencës sociale, shtesave për fëmijë, shtimit të ndihmës dhe përkujdesjes së një personi tjetër nuk kanë nevojë të dorëzojnë përsëri certifikatat e të ardhurave, por vetëm duhet të paraqesin një kërkesë në të cilën zgjedhin se për cilën energji duan të kenë zbritje.
Dubravka Gedoviq tha se edhe amvisëritë rurale mund ta ushtrojnë atë të drejtë, pavarësisht nga numri i banesave, sepse para së gjithash merren parasysh të ardhurat dhe në përfitim përfshihen qytetarët me gjendje kritike shëndetësore, për të cilët shkyçja e energjisë elektrike do të rrezikonte jetet e tyre.
Nëse dokumentacioni i dorëzuar është i plotë, qytetarët do të marrin vendim brenda një muaji dhe do ta ushtrojnë të drejtën për uljen e faturës, tha Dubravka Gedoviq.
Ajo shtoi se gjatë vitit të kaluar çdo muaj më shumë se një milion amvisëri në Serbi kanë reduktuar konsumin e energjisë elektrike në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, gjë që tregon se qytetarët po i kushtojnë vëmendje konsumit të tyre.
Konsumatorët, për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike dhe rrjedhimisht faturat e tyre, duhet t’i kushtojnë vëmendje konsumit me tarifa gjithnjë e më të ulëta, sepse tarifa më e ulët e natës është katër herë më e lirë se ajo e ditës, tha ajo për Politikën.
Početna EKONOMI FAMILJET BUJANOCASE ENERGJETIKISHT TË CËNUARA FILLOJNË TË MARRIN FATURA ME KOSTO TË ZVOGËLUAR
FAMILJET BUJANOCASE ENERGJETIKISHT TË CËNUARA FILLOJNË TË MARRIN FATURA ME KOSTO TË ZVOGËLUAR
Bujanovačke6. Sep 2023.EKONOMI, FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostPËR BUJANOCASIT QË SHKOLLOHEN NË VRANJË NUK KA RIMBURSIM PËR SHPENZIMET E UDHËTIMIT
Next PostKAMBERI TAKON BISLIMIN , BISEDOJNË PËR POZITËN E SHQIPTARËVE
Related articles
DIPLOMATËT E SHBA–së NË BUJANOC DHE PRESHEVË: NË FOKUS TË DREJTAT E SHQIPTARËVE
Bujanovačke9. Oct 2024.