NGA E MËRKURJA ARTIKUJT USHQIMOR ME ÇMIM MË TË ULËT

Bujanoc, 9. shtator 2023. Sipas marrëveshjes së tregtarëve, prodhuesve dhe Ministrisë së tregtisë së brendshme dhe të jashtme, çmimet e disa produkteve ushqimore do të ulen për të frenuar dhe ulur inflacionin, i cili në korrik ishte rreth 12.5 për qind.
Nga e mërkura (13 shtator) priten çmime më të ulëta.U arrit marrëveshje që tregtarët të punojnë me marzhe negative për artikuj të caktuar për të shoqëruar veprimet e shtetit. Ministria përkatëse e Ushqimit premtoi se shteti do të merret edhe me çmimet e furnitorëve.
“Në të gjitha zinxhirët do të shihni produkte të shënuara me “Bolja cena /Çmim i favorshëm” çmimet e të cilave do të ulen”, deklaroi të premten presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
“Çmimi i rregullt i sallamit është 399 dinarë dhe do të jetë 259 dinarë, kosi ishte 164 dinarë dhe do të jetë 134. Kjo është mënyra jonë për të treguar se sa kujdesemi për njerëzit. Çmimi i lëngut të mollës do të jetë 80 dinarë në vend të 120 dinarëve, patatet do të kushtojnë 60 dinarë në vend të 99 dinarë, do të keni erëza shtëpiake nga 70 dinarë për 50 dinarë, shampo për fëmijë nga 107 dinarë në 69.9 dinarë, që është e rëndësishme për prindërit dhe kafeja që deri më tani shitej me kosto prej 130,99 dinarëve, nga e mërkura do të jetë 89,99 dinarë”, tha ai.
20 kategoritë e mëposhtme të produkteve do të jenë pjesë e fushatës “Çmim më i volitshëm – çmim për popullin” nga e mërkura, e cila do të zgjasë nga 13 shtatori deri më 31 dhjetor 2023:
qumështi
kosi
Fetë djathë të bardhë
mollët
patatet
makaronat
mish pule (trupi)
sallam në një mbështjellës
pije joalkoolike
kafeja
ushqimi për fëmijë
shamponi për fëmijë
sapuni i lëngshëm për fëmijë
pelena për fëmijë
shamponi për të rritur
sapuni i lëngshëm për të rriturit
letëra higjienike
peceta higjienike
deterxhnt për larjen e enëve
deterxhent për larjen e rrobave




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *